Protestuesi i dhjetorit i 'përvishet' Berishës: Boll me thirrjet përplasje civile, doni të krijoni urrejtje krahinore?

 Protestuesi i dhjetorit i 'përvishet' Berishës: Boll me thirrjet përplasje civile, doni të krijoni urrejtje krahinore?

Klajdi Bello, një nga protestuesit e dhjetorit 2018 i është përgjigjur ashpër thirrjeve të ish- kryeministrit Sali Berisha për përplasje civile. Bello, i cili spikati në protestë për shkak të daljeve të tij me helmetë në kokë, është shprehur se thirrjet për destabilitet nuk kanë më vend ditët e sotme, e ndërsa tha se është momenti për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe jo për të djegur Shqipërinë për pushtet.

"Ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi në një intervistë televizive se: “Po shkojmë drejtë një përplasjeje civile”! Kjo nuk është deklarata e parë e cila bëhet nga ish kryeministri, ku në nëntor të vitit të kaluar bëri thirrje nga parlamenti që të rrëmbenim armët. Unë jam kundër qeverisë aktuale, por gjithëashtu jam kundër thirrjeve për dhunë dhe sidomos togfjalëshit: “Përplasje civile”.

Kundër kujt do luftojmë? Kundër njëri tjetrit, veri-jug? Doni të krijoni urrejtje krahinore, ose më mirë doni ta ushqeni këtë ndjenjë?

Vëllezër e motra, mos bini pre e provokimeve, të majtë e të djathtë, hiqini perdet e partive për një moment dhe analizojeni situatën me qetësi por si atdhetarë në fillim dhe jo militant. Ata që thonë në fillim partia pastaj Shqipëria, janë ata të cilët për hir të pushetit vrasin e presin. Luftën civile e kemi përjetuar njëherë, ku me qindra nëna janë veshur me të zeza. Thirrje për destabilitet nuk kanë vend më! Uluni dhe gjeni gjuhën e përbashkët dhe jo të digjni ende Shqipërinë për pushtet", shkruan Bello. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 23/04/2019 18:28

    Sali bajga kerkon gjaak se vampir eshte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!