Djali i ri kërcënoi se për një tjetër çështje, atë të Valbonës, ku po ndërtohet një hidrocentral i përfolur, do të merren armët dhe problemi do të zgjidhet me kanun.
“Përshëndetje bijët e shqipes, origjina ime është nga një familje luftëtarësh. Plaku ka qenë me UÇK-në, gjaku i plakut tim nuk ka vlejt më shumë se gjaku i gjyshit tim dhe gjaku im nuk vlen më shumë se gjaku i tyre. Ne do marirm armët. Dëgjova një zonjë që tha të lutem referendum. Të lutem t’i po deshe referendum, se ne e zgjidhim me kanun. Armët i kemi, ne nuk vrasim vetëm se na kanë gërvishtur makinën, por ne vreasim për Valbonën. Detin ta harrosh, por mos harro Valbonën, mos harro se shqiptarët janë pa bukë” – tha ai përpara kamerave.
s.k/Shqiptarja.com










