Policia ndërhyri këtë të martën për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në trotuar gjë e cila shkaktoj përplasje mes dy palëve një orë pasi protesta kishte nisur.

Policia e Shtetit mësohet se ka bërë ndërhyrjen në bazë të aktit normativ ku urdhërohet të mos bllokohet rruga dhe që protestuesit të zhvillojnë protestën në trotuarin përpara kryeministrisë, por ka hasur në kundërshtinë e protestuesve që kërkonin që tubimi të zhvillohej në bulevard.

Disa të rinj u shoqëruan, ndërsa ndaj tyre pritet të shqiptohen gjoba administrative me vlerë 5 mijë lekë të rinj.