12 persona janë arrestuar në Itali, pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme në Romë, kundër pasaportave të vaksinave. Ndër të arrestuarit gjithashtu Roberto Fiore dhe Giuliamo Castellino, përkatësisht drejtuesi kombëtar dhe udhëheqësi i Romës në partinë “Forza Nuova”. Demonstruesit vërshuan në rrugë drejt qendrës së kryeqytetit italian, dhe policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Pas përplasjeve të dhunshme, disa efektivë të policisë u plagosën, por pa e ndërprerë shërbimin. Selia e sindikatës italiane të punës u sulmua, ndërsa protestuesit e dhunshëm arritën të thyente dyert e selisë së sindikatës para se policia të arrinte t’i ndalte demonstruesit.
Protestuesit u përballën me automjete të blinduara dhe me një furgon të vendosur para derës së selisë së qeverisë, si një barrierë e fundit parandaluese.
Në rrugë, të gatshëm për t'u përballur me policët kishte njerëz me fytyra të zbuluara, burra dhe gra në moshë, e që bërtisnin me zemërim, dhe pothuajse indiferentë ndaj ujit me presion që shpërndante policia.
Një vit më parë, kur u njoftuan mbyllje të reja për valën e dytë të pandemisë, protesta e tregtarëve u infiltrua nga ekstremistët politikë që donin të përfitonin nga mundësia për të vendosur policinë në vështirësi, ndërsa kësaj here sikurse shkruajnë mediat italiane, duket krejt ndryshe
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
48.6%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
30.4%
Vota total: 6294
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Stuhi të dhunshme gjatë natës, qiell i nxirë, bubullima që buçasin dhe përmbytje! Mot apokaliptik mbi Romë, qyteti noton në ujë
9 Shtator, 09:38
-
Itali/ Po i shiste dozën e radhës një gruaje, arrestohet shqiptari klandestin! 29-vjeçarit i gjenden kokainë dhe euro cash
9 Shtator, 09:05
-
Moti i keq, zhduken në lartësinë 4600 metra në 'Monte Bianco' 4 alpinistë! Dy ditë kërkime pa sukses, çifti italian: Na shpëtoni, ose do ngrijmë për vdekje!
9 Shtator, 07:45
-
Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar
8 Shtator, 22:51
-
Futbolli italian në ankth, shtrohet me urgjencë në spital Toto Schillaci
8 Shtator, 19:27
-
Francë/ Qytetarët protestojnë ndaj emërimit të kryeministrit të ri
7 Shtator, 18:57
-
VIDEOLAJM/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku italian e pështyn në fytyrë
7 Shtator, 18:35
-
Itali/ U vdes vajza në operacion, familjarët rrahin mjekët (VIDEO)
7 Shtator, 17:45
-
Zelensky në Itali/ Takohet me kryeministren Meloni: Mbështetja ndaj Kievit interes kombëtar i yni
7 Shtator, 17:28
-
I rinovojnë lejen e drejtimit në moshën 100 vjeçare: Jam i lumtur! Kështu do të vazhdoj të çoj gruan time në bregdet
7 Shtator, 16:55
-
Protesta e opozitës para Bashkisë! Iku gushti e pushimet por sërish janë një grusht! Sjellin thasë me plehra para godinës
6 Shtator, 11:47
-
Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri! Ja përse humbën jetën
5 Shtator, 21:54