Gazment Bardhi u pyet në Report Tv edhe për refuzimin që protestuesit i bënë PD-së gjatë protestës. Bardhi tha se është normale që një grup i vogël protestuesish të shprehë mendime të ndryshme për partitë që mbështesin tubimin.
Gazment Bardhi: Ne kemi gjykuar që forma e mbështetjes do të ishte të kishim një pikë tonën grumbullimi, që të kishim mundësi t’i bashkoheshim me mbështetësit tanë protestës së qytetarëve. Nuk ka qenë protestë e PD-së. Kreu i opozitës nuk merr pjesë në një protestë që nuk e thërret vetë PD-ja. Kam qenë në protestë si qytetar, për ta mbështetur protestën.
Festën më të madhe të kombit ju do ta ktheni në protestë. A është normale? Është sikur amerikanët të protestonin më 4 korrik?
Gazment Bardhi: Nuk mund të festohet më mirë festa kombëtare. Të luftosh për një Shqipëri më të mirë, nuk besoj se e bën pis festën kombëtare. Nuk është protestë e thirrur nga PD-ja. Si qytetarë, kemi të drejtën tonë të marrim pjesë.
S’ka pasur asnjë refuzim, asnjë përplasje. Kam qenë atje dy të shtuna. Nuk ka pasur përplasje apo refuzim për asnjë eksponent të PD-së. Në një protestë ku marrin pjesë shumë qytetarë dhe disa parti që e mbështesin protestën, është normale që me një grup të vogël të ketë shkëmbim mendimesh të ndryshme për një parti apo një tjetër.
Lajmi kryesor:
Buxheti 2027, Bardhi në Report Tv: Gati amendamentet e PD, nga nesër nis prezantimi! Këtë javë çojmë në Kushtetuese hartën e re territoriale





