Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së mbrëmjes në Tiranë, ku një qytetar i cili ndodhej në automjetin e tij dhe po përpiqej të kalonte te kryqëzimi i Urës së Lanës, është përballur me protestuesit. Ai u ka kërkuar t'i lirojnë rrugën, por situata është tensionuar dhe disa prej tyre i janë afruar duke goditur mjetin.

Incidenti vjen në një moment kur protestuesit kanë tentuar në disa pika të kryeqytetit të bllokojnë qarkullimin.


Lajmi kryesor:

Tubimi në Tiranë/ Protesta ndahet në dy grupime, thellohet përçarja mes të pranishmëve! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në kryqëzimin e urës së Lanës (VIDEO)