TIRANE - Ndërsa në protestën e 8 dhjetorit protestuesit e grumbulluar nën organizimin e Partisë Demokratike ishin pajisur me vezë e tymues me ngjyrë blu, këtë të enjte në protestën e dytë të kësaj "stine - revolte" që të djathtët kanë nisur kundër qeverisë, qytetarët në protestë janë pajisur me fruta perime, vezë dhe miell.

Ata mbajnë në duar, domate, patate, mandarina, miell dhe sigurisht vezë, të kthyer tashmë në simbol të protestave të mbajtura në vend.

Të grumbulluar para Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të godinës, por kanë mundur të kapërcejnë vetëm kordonin e policisë, pasi tubimi i tyre mbahet mbi 50 metra larg godinës së Kuvendit. 

Vezëve e miellit të protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë nuk i ka shpëtuar as shefi i Komisariatit numër 4 në kryeqytet. Fatmir Lleshi duket në këtë foto teksa është qëlluar me vezë e miell në nisje të protestës së opozitës, kur ende nuk ishin mbledhur përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

polici goditet me veze

polici me veze

portokall veze domate te protesta

tym veze domate te protesta