Kancelarja gjermane Angela Merkel është shokuar teksa një vajzë e re doli topless para saj, edhe pse “shënjestra” nuk ishte kancelarja por vetë presidenti rus, Vladimir Putin.

Incidenti, i cili më tej mori nota humori, është shënuar në panairin e Hanoverit, ku ishin të pranishëm edhe Merkel e Putin.

24-vjeçarja Alexandra Shevchenko, doli para dy personaliteteve gjysmë e zhveshur duke u treguar atyre gjoksin në shenjë proteste kundër “diktatorit Putin” siç e cilësoi ajo në një deklaratë për mediat.

Shevchenko është pjesë e organizatës Femen të krijuar që prej vitit 2008.

Para mediave gjermane ajo është shprehur: “Ne jemi kundër diktaturës, kundër shtypjes, kundër homofobisë, kundër teokracisë"

Shikoni KETU të gjitha fotot