Masat anti-COVID, dyfishohen grupet e kontrollit në vijën bregdetare, Veliu: Ndëshkim për shkelësit

TIRANE-Institucionet shtetërore kanë dyfishuar grupet e kontrollit në terren për inspektim në zonat turistike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në inspektimin për zbatimin e masave anti-COVID në një biznes në qytetin bregdetar të Durrësit u shpreh se ata që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten.

"Policia ka kryer veprime aktive për ndëshkimin e atyre që nuk respektojnë protokollet. Nëse vërejmë me kënaqësi nga qytetarët që janë në karantinë mbi bazën e listave që kemi shkëmbyer, nuk është i njëjti vlerësim apo përkushtim nga një pjesë qytetarëve që janë lejuar për të ushtruar aktivitete dhe nuk i respektojnë këto protokolle.

Rasti më i freskët para dy ditësh në Durrës, ku janë ndëshkuar dhe proceduar administratorët që nuk kanë respektuar rregullat" tha ai. Sezoni turistik këtë verë, ndryshe nga herët e tjera po zhvillohet mbi bazën e protokolleve anti-COVID duke filluar nga qëndrimi në çadër deri te akomodimi në hotel.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë