Tre protokolle do të zbatohen për transportin publik që zyrtarisht duhet të rifillojë të hënën. Në protokollin për transportin qytetas thuhet se, qytetarët në autobus duhet të respektojnë distancën 1 metër, përveç atyre që janë nga një familje, pra nuk nivel të përcaktuar se sa pasagjer lejohen.
Po ashtu udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska, doreza, dhe në momentin që udhëtarët presin autobusin duhet të respektojnë distancimin social prej 1 metër. Edhe drejtuesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse e doreza, dhe mjetet e operimit të dezinfektohen çdo ditë në ambientet e subjektit të licencuar nën monitorimin e bashkisë, si dhe duhet të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.
Në urban duhet të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët, si dhe të bëhet ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, duke mbajtur dritaret hapur, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.
Masat e sigurisë janë të rrepta por faturinat do të vijojnë të punojnë, këtu ngrihet një pikëpyetje për ruajtjen e distancimit social.
Për transportin ndërqytetës krahas këtyre masave është vendosur të ketë pasagjer vetëm në 70% të kapacitetit të mjetit dhe udhëtarët të ulen në mënyrë diagonale. Hipja dhe zbritja e udhëtarëve të bëhet në dyer të ndryshme të mjetit. Për udhëtarët që shfaqin simptoma të COVID-19, duhet të njoftohet urgjenca Kombëtare. Si dhe duhet të bëhet dezinfektimi i terminaleve dhe stacioneve çdo ditë nga bashkia përkatëse. Të njëjtat rregulla do të zbatohen edhe për transportin rrethqytetës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
38.8%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
40%
Vota total: 85
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor, 10:29
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
S’ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
16 Gusht, 13:50
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03
-
Nënshkruhen marrëveshjet e financimit, Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë! 81.2 mln euro për autobusë elektrikë
28 Dhjetor 2023, 16:31
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor 2023, 18:13
-
Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve në Tiranë! Veliaj: Kush nuk del në punë humb automatikisht licencën
31 Korrik 2023, 09:14
-
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë
29 Korrik 2023, 15:49
-
Mero Baze: Bumi i turizmit po zbulon plagën e rëndë të transportit publik
23 Korrik 2023, 19:43
-
Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë
7 Korrik 2023, 19:50
-
Risi në transportin publik në Tiranë, pasagjerët sinjalizohen me audio në shqip dhe anglisht për ndalesat në stacione
26 Prill 2023, 15:57