Prova e Kryemadhit në inceneratorin e Sharrës, Partia e Lirisë: S’ka djegie! Drejtësia në provë! Rama-Veliaj përgjegjës

Prova e Kryemadhit në inceneratorin e Sharrës, Partia e Lirisë: S’ka djegie! Drejtësia në provë! Rama-Veliaj përgjegjës

Petrit Vasili

Denoncimi i Monika Kryemadhit që ndoqi me pamje rrugëtimin e një qeseje që ajo hodhi në kazanin e mbeturinave deri në inceneratorin e Sharrës, ku sipas saj bëhet vetëm groposje primitive dhe jo riciklim apo djegie, për Partinë e Lirisë është prova e radhës për drejtësinë.

Nënkryetari Petrit Vasili tha se përgjegjës për pagesat e inceneratorit nga taksat e shqiptarëve, janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, dhe drejtësia sipas tij duhet të veprojë ndaj tyre.

Monika Kryemadhi dje evidentoi me pamjet e qarta për çdo qytetar shqiptar. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Çdo ditë që humbet është prova e çbërjes së sistemit të drejtësisë, e humbjes së sfidës së tij, e dërrmimit të shtetit ligjor dhe krijimit të një kaosi të jashtëzakonshëm e cila vë ballë për ballë qytetarët me hajdutët…14 maji është dita e ndëshkimit të madh, jo vetëm të tyre, po të hajdutërisë të atyre që kanë grabitur dhe grabisin shqiptarët…”, tha Vasili.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia