Pista ku po heton Prokuroria/ Hyrje-dalja e Tahirit u regjistrua në shtetin e huaj por jo në Shqipëri

Pista ku po heton Prokuroria/ Hyrje-dalja e Tahirit u regjistrua në shtetin e huaj por jo në Shqipëri

Saimir Tahiri ne kohen kur ishte minister i Brendshem

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur dje se administron letërporositë nga Italia dhe Greqia në lidhje me hetimet ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.

Burime nga akuza sqaruan për Report TV se në këto letërporosi janë administruar disa prova të reja të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe që janë të vlefshme deri në korrik 2018.

Njëra prej provave që pretendon se ka Prokuroria dhe që mund të faktojë lidhjen e Tahirit me bandën “Habilaj” duket se është një prej daljeve jashtë Shqipërisë nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Në fakt, politikani i cili dha dje dorëheqjen nga funksioni i deputetit dyshohet se nuk është regjistruar në sistemin TIMS shqiptar për daljen dhe rikthimin e tij në vend.

Dyshohet se një gjë e tillë është zbuluar nga fakti se në sistemin e vendit të huaj ku ka qenë, hyrja dhe dalja e Tahirit është regjistruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 04/05/2018 10:26

    E çfare domethenie kjo? A ka minister apo deputet qe jep pasaporten ne sportelet shqiptare kur le vendin?! Doni te beni koke turku nje minister qe s'iu lepi Metes dhe Berishes, Llalles apoVishos?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja