Provat e reja të Tahirit, Paloka akuza Ramës: Presion mbi prokurorinë, po mbyllet çështja

Provat e reja të Tahirit, Paloka akuza Ramës: Presion mbi prokurorinë, po mbyllet çështja

Prova e re që deklaroi se e dorëzoi sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është vlerësuar nga PD si skenarë i kryeministrit Rama për të mbyllur çështjen. Në një reagim nga selia blu, nënkryetari Edi Paloka deklaroi se, këtë provë që Tahiri tha se e dorëzoi sot, ishte paralajmëruar nga kryeministri që në 16 tetor.

Reagimi i plotë i Edi Palokës
“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Tahiri, nuk është veçse skenari i Edi Ramës për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. E ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor se cili do të jetë fati i dosjes Tahiri. Pra, e ashtuquajtura prove e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen.  Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar. Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar.

Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm. Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me rradhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se, përsa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, prokuroria do të vulosë vendimet e marra në zyrën e Edi Ramës.

Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror që bëhet mburojë e pushtetarëve të lidhur me krimin të organizuar, se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta. Arta Marku dhe Donika Prela nuk do të shpëtojnë dot nga përballja me drejtësinë as Saimir Tahirin, as Fatmir e Agron Xhafën, as Vangjush Dakon, as Taulant Ballën e aq më pak Edi Ramën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 30/10/2018 02:46

    O kufome e degraduar mos dil mbi ligjet nga egoja per pushtet .Flet drejtesia dhe jo kriminaliteti si ju qe vrate e pushkatuat njerzit e pafajjshem .Je figure e degraduar misioni juaj ka mbaruar .Jepni doreheqjen si politikane dhe reformoni Pd se e shkateruat pa nje alternative .Cbehet sot me Pd .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi