Rreth 29 mijë minimaturantë do të zhvillojnë sot provimin e dytë të detyrueshëm, atë të lëndës së Matematikës.
Provimi i cili nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30 do të kryhet në qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.
Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.
Ndërkohë provimi i fundit do të jetë në 30 qershor, ku nxënësit do të testojnë njohuritë për Gjuhën e Huaj.
Komento
Komente








