Ministria e Arsimit ka bërë të ditur datat se kur do të zhvillohen provimet e Maturës për vitin 2022. Datat e provimeve do të jenë 9 Qershor për Gjuhën e Huaj, 11 qershor për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, 17 qershor për Matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje.
Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.
Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.
Ministria e Arsimit do të zhvillojë një tur të gjerë takimesh në qytete të ndryshme të vendit për të informuar dhe konsultuar më mirë me maturantët dhe mësuesit.
Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj ka theksuar se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e varësisë do të merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e të gjithë procesit të Maturës Shtetërore.
'Prioritet në maturën e këtij viti do të jetë rritja e mëtejshme e cilësisë që nga hartimi i testit, administrimi i procesit dhe vlerësimi i provimit të maturës. Një vëmendje të veçantë do të ketë trajnimi i mësuesve të përfshirë në proces, hartuesit, administruesit, vlerësuesit, si dhe të gjithë mësuesit e angazhuar në gjimnaze për të përgatitur maturantët.'- tha Kushi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1205
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor 2024, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42