Datat e provimit të informatizuar për mjekësinë mund të ndryshojnë! QSHA njoftim për maturantët

Datat e provimit të informatizuar për mjekësinë mund të ndryshojnë! QSHA njoftim për maturantët

Foto ilustruese

Kalendari me listën emërore të kandidatëve maturant  që për herë të parë do t’I nënshtrohen provimit të Informatizuar për të kapur Mjekësinë është I përcaktuar , por megjithatë maturantët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk arrijnë dot datën apo grupin e përcaktuar paraparkisht kanë një mundësi të dytë. Qendra e Shërbimeve Arsimore u ka lënë mundësi maturantëve  që përmes një email zyrtar aurora.balliu@qsha.gov.al mund të kërkojnë ndryshimin e datës së provimit.  Testimi zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës.

Për të hyrë në provimin e informalizuar studentët e Mjekësisë do të paguajnë 5000 lekë. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14  deri më datën 23 gusht. Maturantët të cilët duhet të ankimojnë rezultatin e testimit i cili merret automatikisht  pas përfundimit të testit duhet ta bëjnë atë një ditë pas shpalljes së rezultatit .

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë