Provokimet, sërish dialog Kosovë
Serbi, Thaçi: Të ulen tensionet

Provokimet, sërish dialog Kosovë<br />Serbi, Thaçi: Të ulen tensionet
Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Në takim do të marrin pjesë Presidentët dhe Kryeministrat e dy vendeve, Mustafa dhe Vuçiç.
 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi para fillimit të takimit në Bruksel se pret që të ulen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit.

Më 24 janar është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërshtetëror, ku të dy shtetet përfaqësoheshin nga Presidentët dhe Kryeministrat.
 
Takimet e nivelit të lartë, shihen si mundësi për tejkalimin e tensioneve që janë ngritur mes dy vendeve pas provokimeve të vazhdueshme të Serbisë me trenin ilegal dhe murin në veri.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!