Një 24-vjeçar ka humbur jetën në Prrenjas, pas është përplasur nga një makinë. Drejtuesi i mjetit A.H., 28 vjeç, humbi drejtimin e makinës tip 'Audi' duke dalë nga rruga dhe përplasi 24-vjeçarin Marsel Kukli, i cili po ecte në trotuar. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes , por është kapur pak  minuta më vonë nga policia.    

Aksidenti ka ndodhur pranë gjimnazit në aksin Prrenjas-Librazhd

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.