Rreth 200 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në Kashisht, Adë, Kafaraj, Çerven dhe Ferras të Fierit.

Prezencë të lartë të ujit ka në 27 banesa në Ferras-Çerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës.

Ndërkaq, prezencë të ujit ka edhe në Stacionin e Pompimit të Kafaraj, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit. Kjo për shkak të prurjeve të lumit Vjosë.

Të dhënat e mara nga pikëmatja në urën e Memalijt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)