TIRANE - Partia Socialiste vlerësoi sot se Kryeministri Sali Berisha nuk kupton më se çfarë po ndodh në Shqipëri, sepse ai jeton në një botë tjetër, ku nuk ka as krizë ekonomike dhe as skrupuj moralë, në botën e mbyllur të oborrit të një pushteti që vodhi votat për të grabitur e rrënuar Shqipërinë.
Anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito gjatë një deklarate për shtyp paraditen e sotme ka hedhur poshtë pretendimet e Berishës se në vend nuk ka krizë dhe se ai po e shpërblen administratën dhe pensionistët për festat e fundvitit.
“Kryeministri thotë s’ka krizë, ndërkohë që vetëm në banaqet e ushqimoreve, listat e borxheve kanë shkuar të paktën 150 milionë euro. Kryeministri krenohet se po shpërblen administratën dhe pensionistët për vitin e ri me një kartolinë disa mijë lekëshe, ndërkohë që u ka rritur me disa herë më shumë barrën e borxhin publik, që secili e paguan për llogari të keqqeverisjes së tij”, deklaroi Harito.
Sipas anëtares së grupit të punës për Programin e PS, Berisha injoron alarmin e institucioneve ndërkombëtare se borxhi po kthehet në piramidë, duke mohuar krizën me argumentin bajat të rritjes së pensioneve.
Deklarata e plotë e Milena Haritos
"Kryeministri thotë s’ka krizë, ndërkohë që vetëm në banaqet e ushqimoreve, listat e borxheve kanë shkuar të paktën 150 milionë euro. Kryeministri krenohet se po shpërblen administratën dhe pensionistët për vitin e ri me një kartolinë disa mijë lekëshe, ndërkohë që u ka rritur me disa herë më shumë barrën e borxhin publik që secili e paguan për llogari të keqqeverisjes së tij.
Kryeministri pretendon se institucionet ndërkombëtare qëllojnë në tym kur i thonë qeverisë se borxhi po kthehet në piramidë, ndërkohë që e vetmja politikë rritjeje ekonomike që ai ka, është të flasë e të flasë për rritjen pa asnjë përgjegjësi sepse realisht s’ka rritje, por krizë ekonomike.
Kryeministri thotë se po të kishte krizë s’do rriteshin pensionet, por çdo pensionist e di se rritja që bën kryeministri është shumë më pak se rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës në këtë krizë të rëndë. Në fakt kryeministrit s’duhet t’i vëmë faj pse s’kupton më çfarë po ndodh në Shqipëri, sepse ai jeton në një botë tjetër, ku s’ka as krizë ekonomike dhe as skrupuj moralë - në botën e mbyllur të oborrit të një pushteti që vodhi votat për të grabitur e rrënuar Shqipërinë.
Prandaj 2013 do të jetë viti i ndryshimit. Për një qeveri që buron nga bota reale e shqiptarëve të zakonshëm dhe u shërben atyre, duke u marrë seriozisht me borxhet, me punësimin, kujdesin shëndetësor e arsimimin e tyre. Për një qeveri, që krijon kushtet për një Rilindje Shqiptare në vend të rrënimit të mëtejshëm, që ofron kjo qeveri e një bote jashtë realitetit të sotëm shqiptar".
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com