PS çon Ridvan Boden në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, shtyhet votimi për Arben Malajn

PS çon Ridvan Boden në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, shtyhet votimi për Arben Malajn

Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Kuvendika zgjedhur 5 nga 6 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri i Financave në qeverinë e PD dhe një prej ish-njerëzve më të pushtetshëm te e djathta, Ridvan Bode u zgjodh si anëtar i "qeverisë" së BSH, krahas Suela Popës, Edlira Luçit, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit. Surprizë ishte hezitimi i PS për të votuar ish-ministrin socialist Arben Malaj. Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ridvan Bode, kërkoi shtyrjen e votimit për seancën e ardhshme pasi Malaj nuk ka kaluar në seancë dëgjimore përpara këtij komisioni. 

Secili nga kandidatët për anëtarë të instiucionebve kushtetuese, duhet të zhdvillonin seancë dëgjimore tekomisioni i Ekonomisë. Pa u zhvilluar kjo seancë, nuk mund të kalojë në seancë plenare asnjë nga kandidatët. 

Erion Braçe

Pritet që votimi për Arben Malajn të zhvillohet gjatë seancës së Kuvendit ditën e premte ku do të diskutohet Vettingu në politikë. 

Votimi i kandidaturave për anëtarë të Bankës së Shqipërisë:

Suela Popa - 59 pro, 11 kundër, 6 abstenim

Edlira Luçi - 73 pro, 2 abstenim

Ridvan Bode - 60 pro, 4 abstenim

Artan Hoxha - 71 pro, 1 kundër, 1 abstenim

Luljeta Minxhozi - 73 pro, 2 abstenim

Arben Malaj - shtyhet votimi për të premten

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar