Festa e 25 vjetorit nuk i ka gjetur në paqe socialistët e Vlorës. Një status në Facebook i deputetes Mira Shehu, e cila lavdëron punën e bërë nga Koço Kokëdhima në reformimin e PS-së, ka mjaftuar për të nxjerrë në pah të gjitha inatet e akumuluara ndaj tij.

I pari që ka reaguar, është kryetari aktual i FRESSH-it në Vlorë, Klajdi Myzaferaj. Ai ka thënë se përjashtimi i njerëzve me kontribute është një turp, dhe si i tillë nuk mund të quhet sukses. Sipas tij, suksesi ndër vite i PS-së ka qenë për shkak të lidershipit, dhe jo për shkak të reformës në PS nga Kokëdhima.