Rama: Shkodra kryefjala jonë, nis një histori të re! Akuzat e Greqisë për arrestimin e Belerit? Iu përgjigjem pas zgjedhjeve, s‘kontestojnë dot institucionet tona

TIRANË- Partia Socialiste fitoi bindshëm në të gjithë vendin në zgjedhjet e 14 majit, por një falënderim të veçantë kryeministri Edi Rama e ka për shkodranët, të cilët iu dhanë socialistëve për herë të parë në histori shansin që ta drejtojnë këtë bashki. Pikërisht në shenjë mirënjohjeje, kreu i qeverisë tha se do të nisë turin e falënderimeve nga Shkodra dhe se kanë gati projektet për transformimin e saj. Teksa e quajti një vend të bekuar, Rama tha se demokratët e kanë lënë pas dore këtë bashki e prandaj do të jetë kryefjalë e PS.

“E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Nuk kishte si t’iu shpëtonte pyetjeve për arrestimin e Fredi Belerit, rast për të cilin Rama tha se duhet të flasë drejtësia, e ndërsa për procesin zgjedhor në Himarë tha se ishte i qetë. Një përgjigje e rezervoi për Greqinë, të cilët quajtën skandaloz vendimin për lënien në burg të Fredi Belerit. Kryeministri tha se askush nuk mund të kontestojë vendimet e institucioneve të Shqipërisë. Ai tha se këtyre deklaratave do iu kthejë një përgjigje pasi të përfundojnë zgjedhjet në Greqi, teksa theksoi s endjen keqardhje që minoriteti grek përdoret si mish për top për efekt elektoral.

"Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog. Minoritet grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri as në Greqi", tha Rama.

Dështim spektakolar e quajti Rama problematikën e KQZ me pajisjet e identifikimit elektronik, duke thënë se ishte një veprim i pafalshëm. Sa i takon videos ku pajisjet e KQZ hidheshin pa asnjë pikë pakujdesie, Rama tha se kjo gjë nuk do të mbetet me kaq pasi janë investuar milona euro nga taksat e qytetarëve.

“Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”- u shpreh Rama.

Mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e Berishës dhe Metës, Rama se ata filluan klithmat e vjedhjes së votave. Në rezultat e para, Rama tha se ata ishin të sigurt për fitoren tronditëse, ndërsa pasi panë humbjen shkuan në pozicionin e tyre të përhershëm.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Përgjimet e Belerit të njëjta me atë të Gjiknurit dhe Manjës për 'tërmetin' në Dibër? Rama: Zero lidhje, këto zgjedhje janë sheshit

1684183686_rama.jpg

Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes nëse përgjimet për Belerin kanë marrë tjetr trajtim nga drejtësia në raport me përgjimet e Gjiknurit dhe Manjës për blerjet e votave në Dibër (e pafaktuar). Rama tha se kanë zero lidhje.

“Ky është silogjizëm ekstravagant sepse s’kanë lidhje rastet me njëri-tjetrin. Tjetër të dalësh duke folur në përgjim dhe tjetër gjë që të provohet se përgjimet janë kthyer në akte. Ato përgjimet që i referoni ju nuk kanë lidhje fare zero.

Ka pasur shqetësime, sepse u bënë ditë që po i dëgjojmë shqetësimet e shprehura nga po ata që i kanë shprehur gjithnjë pasi janë ballafaquar me humbjen. Por çështja është nga kjo tek provat dhe tek shprehja e autorëve të raportit është hendek shumë i madh Ka pasur shqetësime, po pastaj? Këto zgjedhje janë sheshit, me të vërtetën e tyre dhe që e vërteta e tyre është se ne kemi marrë besim shumë të madh me një mbështetje si asnjëherë më parë si forcë politike...

Pra ta shohësh ndryshe këtë do të thotë të jetosh në realitet tjetër.”- tha Rama.

Ora 22:46
Kryebashkiaku i Berishës dhe Metës që fitoi Mirditën e ftoi për kafe, Rama: Kam shumë takime për të bërë, na pret transformimi në Shkodër

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori nëse do të pranojë ftesën për kafe që i bëri Albert Mëlyshi nga BF pasi fitoi Mirditën tha se ka shumë takime për të bërë. Rama tha se nesër do të niset në Islandë dhe më pas do të nisë turin në të gjithë Shqipërinë, duke nisur nga Shkodra.

Para se të vij te kafja me të kam shumë takime për të bërë, duke filluar nga Shkodra. Nëse nisem në Islandë, sapo të kthehem do të nis me turin e falënderimeve nga Shkodra. Jam i vendosur të bëjmë një histori të re në Shkodër me shumë dimensione. Shkodra e kam thënë prej kohësh e përsëris tani që ne kemi marrë një fitore që është barrë e madhe për mua dhe për ne, është qyteti dhe zona më e bekuar e Shqipërisë, nuk ka asnjë të dytë. Mbase edhe në Europë nuk ka edhe asnjë qytet tjetër që ka atë bekim me lumin, detin, malin alpet. Është bashkia më e prapambetur dhe më problematike e Shqipërisë, ne tani duhet të bëjmë jo atë që kemi thënë, por do bëjmë edhe më shumë se ç’kemi thënë, se Shkodra na dha jo një shans, por një besim shumë të fortë. Shkodra do jetë kryefjala e mandatit që do nisë pas disa muajsh. Durrësi është një premisë strategjik për Shqipërinë e 2030. Në Durrës do të ndërtojmë disa vepra që s’janë vetëm të Durrësit, janë vepra që i përkasin ekonomisë, tregtisë, truizmit, rajonit dhe më gjerë.

Ora 22:32
Berisha e Meta nuk njohin humbjen, Rama: Filluan klithmat e vjedhjeve të zgjedhjeve

1684180904_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për faktin që Berisha dhe meta nuk njohin zgjedhjet tha se ata filluan klithmat e vjedhjes së votave. Në rezultat e para, rama tha se ata ishin të sigurt për fitoren tronditëse, ndërsa pasi panë humbjen shkuan në pozicionin e tyre të përhershëm.  

Akuzave të opozitës, sot ju keni sinkronet unë e kam parashikuar disa herë në atakimet e mia publike. E vetmja gjë që nuk parashikoja ishte shpejtësia me të cilën u kthyem në atë që është pozicioni i përhershëm i përjetshmi tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi klithmave për vjedhje të zgjedhjeve, ndërkohë që derisa dolën rezultatet e para ata ishin si gjithmonë të sigurt që kishin një fitore tronditëse.

Ora 22:25
Bashkëpunimi me kandidatët e ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkitë ku kanë fituar, Rama: Eksperienca ka treguar se është e pamundur

 

I pyetur për bashkëpunimin që mund të ketë me kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në bashkitë ku ata janë zgjedhur si kryebashkiakë, Rama tha se eksperienca kishte treguar deri më tani se një gjë e tillë është e pamundur.

Por nuk përjashtoi bashkëpunimin me ata kryebashkiakë të kahut të kundërt politik, të cilët vendosin interesin e komunitetit para agjendave politike.

“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim por për shkakun e tyre. Këtë e tregon eksperienca por do e shohim rast pas rasti. Nëse do vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe e kemi për detyrë dhe privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkive brenda 28 mijë kilometra katrorëve”- tha Rama.

Ora 22:24
Akuzat se ka gisht për arrestimin e Belerit, Rama: Unë s’komentoj pa folur drejtësia, s’lejoj ta bëj askush tjetër! Ja si PS e hedh poshtë

 

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur nga opozita se qeveria ka gisht në arrestimin e Belerit. Rama u shpreh se në Himarë janë zhvilluar zgjedhje korrekte pavarësisht se u shit sikur po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Dhe pikërisht në këtë bashki ku të gjithë dyshonin se socialistët kanë patur gisht në diçka në fakt fitoi rivali i tyre politik. Kjo sipas Ramës tregon që PS nuk ka asnjë arsye se pse të ndërhyjë në formë të tillë në proces zgjedhor.

“Zgjedhjet në Himarë treguan diçka tjetër. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa pengesë, pa incident. Aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Aty ishin gazetarë, shqiptarë dhe grekë. Aty ishin lider lokal që ka mbajtur tv gjallë me bomba tymuese për atë po ndodhte por që askush nuk e shihte. Aty ishte dhe policia që garantoi gatishmëri. Aty është bërë numërim si kudo në Shqipëri, transparente e paqësor. Aty ka fituar me një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore apo elektorale nga ana jonë. Një fitore që s’ka të bëjë me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë. Unë besoj se duhet të mjaftoj ky argument për të mos u ngatërruar gjërat. Akuza e ngritur s’është nga qeveria, ju e dini mirë sesa e kontrollojmë ne dhe sesa dëshirojmë ne që ta kontrollojmë... Nëse unë si kryeministër se bëj kurrë të ngre pikëpyetje para drejtësisë këtë nuk e lejoj ta bëj askush tjetër.”- tha Rama.

Ora 22:20
Deklaratat e Greqisë për Fredi Belerin, Rama: Do pres të mbarojnë zgjedhjet atje, drejtësia jonë s’mund të kontestohet! Keqardhje, minoriteti s'mund të jetë 'mish për top'

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, të cilat e quajtën vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg skandaloz. Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqim duke thënë se i vjen keqardhje që minoritet grek po përdoret për politikë. Ndërkohë, ai theksoi se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë. Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sëbashku me qeverinë greke, kryeministrin dhe Denidas për të ngritur një urë të re bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin. Jemi vendosur të bëj maksimumin para se të jemi i detyruar të reagoj proporcionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë problemet e tyre, por askush që nga unë i pari, që jeni dëshmitarë që si kam kontestuar asnjëherë, jo më pastaj të tjerë, lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion të tjerë rolin e tyre.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe një kandidat të PS në Bulqizë për një çështje me një akuzë në thelb se çfarë është. As më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe ti kërkoj prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë. As nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog.  Minoritet grek nuk ëhstë mish për topat elektoral të askujt, as në shqipëri as në Greqi.

Ora 22:13
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Rama: Falënderoj të djathtët që s’votuan se nuk kapërcenin dot ylberin politik, na dhanë mundësi të shohim nga e ardhmja

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh falënderimi për të gjithë skuadrën e PS por më së shumti zgjedhësit. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ata që nuk votuan pasi nuk kapërcenin dot ideologjinë  tyre apo bindjen e tyre politike. Në këtë formë, Rama shpjegoi edhe pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat opozita u braktis nga votuesit.

“Nuk dua t’i ngrij askujt buzëqeshjen legjitime të fitoreve prandaj dua të gjithë ta dinë, kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik u jam tejet falenderuar për përpjekjet e tyre dhe jam admirues për punën e tyre.

Falendroj patronazhistët e palodhur dhe aktivistët e pa epur pa të cilët makinerisë sonë elektoralë do u mungonin shumë kuaj fuqi. Falënderimi më i madh u shkon zgjedhësve, që na votuan ose na votuan për herë të parë. Dua ta falenderoj nga zemra çdo zgjedhës të djathtë, nga ata që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime për të mos kapërcyer ylberin politik. U jam mirënjohës. Të tjerëve atyre që nuk ja dolën të dalin nga e këneta e së shkuarës u them atyre që më vjen keq po atje ka vetëm të shkuar, jo të ardhme.

Për mua ky rezultat është mesazh i jashtëzakonshëm për tu lexuar dhe jo për t’u falenderuar.”- tha Rama.

Ora 22:13
KQZ u tall me 23 mln euro tender, Rama: Pajisjet elektronike hidheshin si arka boshe, s’do mbetet me kaq

 

Rama kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për planifikimin e procesit zgjedhor, duke e konsideruar si dështim spaktakolar vonesat në nisjen e votimeve në 500 qendra të votimit në vend. Ai tha se diçka e tillë nuk do mbetet me kaq.

Sa i takon pamjeve ku disa punonjës shiheshin teksa transportonin pajisjet e identifikimit elektronik pa asnjë kujdes, Rama tha se diçka e tillë është e pafalshme kur për to janë shpenzuar miliona euro.  

“Sa i përket standartit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se nuk kanë pasur asgjë të vecantë në një aspket përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në rradhë për të ushtruar të dejtën e tyre kushtetuese. Kjo ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë të madhe. KQZ në fund të ditës është për atë ditë, vërtet i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çshtje aq më tepër kur pamë skenën e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Sepse janë investuar miliona e miliona euro të vëna në dispozicion nga taksat e qytetarëve”- u shpreh Rama.

Ora 22:04
Rama: Ndihem i vogël përballë kësaj fitoreje, nis turin e falënderimeve nga Shkodra

 

Kryeministri Edi Rama pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore thotë se ndodhet shumë i vogël përballë kësaj fitoreje,. Në një komunikim për gazetarët, Rama tha se do nisë turin e falënderimeve nga Shkodra, bastioni i PD-së që e thyen për herë të parë në histori.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekur nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë. Nuk dua ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me dimension politik të imponuar nga hijet e sëshkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shikon këto zgjedhje si aksion revolucionar si përmbysje ndaj qeverisë”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manoli: 16/05/2023 15:51

    Urime per fitoren Kjo fitore eshte nje detyrim per ju qe te punoni me shume per kete Popull Dhe sa per nderhyrjen e Micotaqit ne punet e brencme te Shiperis jepuni pergjigjen ashtu sic e meritojne dhe ashtu sic dini ju tja ktheni pa rezerva Prpara per nje Shqiperi me te begat e te bukur qe ta kene zili te gjithe se e meriton

    Përgjigju
  • Eri: 16/05/2023 11:49

    Nuk e duam hyrjen ne BE nese vjen Bejleri. Ai duhet te kalbet ne burg. O ne o Greqia! Poshte tradhtaret si Sala e Dule et kompani.

    Përgjigju
  • Stela: 16/05/2023 08:45

    Esht vertet dicka e jashtzakonshme fitorja ne Shkoder pas 32 vitesh dhe nje fitore kaq e thell.Askush nuk do e kishte besuar se mund te ndodhte.Tani ngelet per tu pa sa do mbahen premtimet e fushates

    Përgjigju
  • TARRAS LALA: 16/05/2023 07:31

    Gjigandi Shqipris hec përpara për të mirën e Shqipris. Qent e tipit 2 shes Mutmeta Sali Bajga le të lefin hum hum hum se një top të madh tum do han.

    Përgjigju
    • Arbëri kafshe: 16/05/2023 16:18

      Ti kafsh analfabete shko bej analizat dhe pastaj fole.shko meso shqip pastaj shkruaj.shko dhe thuaj jo 300 dhe pastaj thuaj mendim tend me atp pak mend qe te kane ngelur.mba kafazin se pellumbi te ka ikur me kohe

    • Arbëri: 16/05/2023 08:34

      Gjigandi serborus tradhtari i shekullit!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'