PS hapi fushatën elektorale, Berisha: Rama në paranoja kishte mbledhur vetëm nomenklaturën më të ngushtë! Komedi e paparë

PS hapi fushatën elektorale, Berisha: Rama në paranoja kishte mbledhur vetëm nomenklaturën më të ngushtë! Komedi e paparë

Sali Berisha

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka ironizuar çeljen e fushatës elektorale të PS-së ditën e sotme në sheshin Skënderbej ku u mbollën 61 pemë. Në një takim me strukturat e Rithemelimit në Tiranë, Berisha e cilësoi si 'mbledhje nomrnklature komuniste', hapjen e fushatës së socialistëve ku të pranishëm ishin vetëm kryebashkiakë të PS dhe ministra.

Berisha vuri theksin në mungesën e qytetarëve, detaj që sipas tij tregon se kryeministri Rama është në gjendje paranoje dhe frikësohet nga qytetarët. 

“A e patë si filloi fushatën? Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë, Vladimir Putini priti para një jave dy ambasadorë të SHBA dhe BE dhe i kishte vendosur 70m distancë nga frika. Edhe ky nga frika, nuk kishte asnjë qytetar aty. Paranoja ka forma të njëjta pavarësisht çfarë funksioni ke. U mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Manjës dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo”-tha Berisha.

Ish kryeministri, tha se Rama është i vetmi kryetar qeverie që është nën hetim ndërkombëtar për dosjen e MCgonigal, duke paralajmëruar se së shpejti do të vihet edhe nën hetim kombëtar. 

Ai akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin për intervistën që ky i fundit ka dhënë për median italiane 'La Repubblica' lidhur me praninë e strukturave kriminale në Shqipëri. Berisha tha se Dumani nuk kishte guxim t’u përgjigjej se në Shqipëri, vetë shteti është kreu i strukturave kriminale.

“Kreu i SKAP-it u përgjigjej se nuk ka sepse nuk kanë kryetar. Nuk kishte guxim t’u thoshte të vërtetën. Në Shqipëri është Edi Rama, qeveria. Absolutisht ajo që shkruante gazetar Bild, shteti i mafias së drogës. Kandidatët e kësaj mafie, janë kandidatët e vesit, që kanë vjedhur me tendera. Janë kandididatë të lidhur me 1 mijë fije me trafikantët”- u shpreh kreu i Rithemelimit.

Berisha tha se gjatë fjalimit të Ramës në çelje të fushatës së PS, tregonte se ishte i frikësuar nga humbja. Ndërsa theksoi se hapja zyrtare e fushatës elektorale për kandidatët e Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 14 majit, do të bëhet të shtunën në 15 prill. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës