Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në një interviste për A1 Report shprehet se procesi zgjedhor ka përmbushur pritshmërinë e koalicionit të mazhorancës.
“Deri tani procesi ka shkuar shumë mirë. Pritshmëria jonë për një proces dinjitoz është përmbushur. Jemi shumë entuziastë që rezultati do të jetë shumë pozitiv”, tha Xhaçka.
Lidhur me deklaratën e kreu të grupit të PD-së, Edi Paloka se pjesëmarrja e ulët favorizon opozitën, Xhaçka deklaroi se kjo është “strategji e PD-së”.
“Këto janë thjeshtë pretendime. Është strategji e vjetër e PD-së. Spekulon me rezultatin për të intimiduar krahun tjetër dhe për të motivuar militantët e saj”, u shpreh deputetja e PD-së.
Xhaçka-Komisionerëve:Përfaqësoni ligjin, votat numëroini me besnikëri
“Komisionerët nuk duhet ta harrojnë se janë propozuar nga partitë, por në tryezën e numërimit përfaqësojnë ligjin”. Kështu ka dekalruar zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të votimit. Ajo tha se tani është koha për t’u fokusuar tek standardi i numërimit.
Teksa ka bërë edhe një panoramë të ecurisë së zgjedhjeve në të gjithë vendin, ajo e ka quajti atë si procesin më të qetë zgjedhor të mbajtur ndonjëherë, ku incidentet e ndodhura kanë qenë minimale.
Xhaçka e ka mbyllur delaratën e saj me një apel për komisionerët, duke u kërkuar atyre që tu japin shqiptarëve që votuan sot atë që u takon, një numërim të drejtë e të denje për ambicien e Shqipërisë Europiane.
“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë dua t’i falenderoj me respekt të gjithë ata dhe ato që sot ishin në lartësinë e përgjegjësisë së tyre qytetare, duke marrë pjesë në votim.
Dua po ashtu t’u shpreh mirënjohjen më të thellë të kryetarit të partisë, si edhe të 61 kandidatët tanë dhe këshilltarët të ardhshëm të Partisë Socialiste e të Aleancës për Shqipërinë Europiane, të gjithë atyre që e investuan votën për Drejtimin e Duhur.
Bazuar në të dhënat tona operative kemi pasur pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të zgjedhësve të PS e të aleancës sonë në historikun e zgjedhjeve vendore. Kjo përputhet me pritshmërinë tonë dhe për këtë edhe njëherë mirënjohje votuesve e votueseve që kanë mbështetur Drejtimin e Duhur.
Natyrisht, që kjo do të thotë se bazuar mbi këto të dhëna kemi të drejtë të kemi pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjithë vendin, ku padyshim lokomotiva e fitores do të jetë Tirana.
Por, tani është koha për t’u fokusuar tek standardi i numërimit dhe prandaj në emër të kryetarit të Partisë Socialiste, por padyshim edhe të të gjithë koalicionit tonë, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve të jenë në lartësinë e ambicies sonë për Shqipërinë Europiane.
Çdo votë duhet të numërohet me besnikëri të plotë ndaj votuesve dhe asnjë kandidat e asnjë subjekt që gjendet në fletën e votimit, nuk duhet të penalizohet me asnjë votë nga procesi i numërimit.
Dua të nënvizoj se në nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të standardeve më të larta europiane ne numërimin e votave në të 61 bashkitë e reja të vendit tonë.
/Shqiptarja.com

VIDEO