PS mbledh sot Kryesinë
diskutohet 'Presidenti'

PS mbledh sot Kryesinë<br />diskutohet 'Presidenti'
TIRANE-Kryetari i PS, Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme rreth mesditës kryesinë e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes kreu socialist do të informojë të gjithë anëtarët e saj në lidhje me bisedimet që janë bërë për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Njëherësh kreu socialist Rama do të informojë kryesinë në lidhje me hapat e ndjekur nga ai për procedurat e zgjedhjes së një presidenti që të plotësojë të gjitha kriteret kushtetuese, njëherësh që të jetë dhe konsensual mbi palët dhe përfaqësues i unitetit të kombit. Kreu socialist Rama do të bëjë me dije në kryesi dhe rezultatin e takimit me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS, Fatos Nano i cili ka vetëshpallur kandidaturën për president të Republikës.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet dhe në lidhje me ftesën përmes një letre që Rama ka bërë për krerët e partive parlamentare shqiptare, ku spikat ftesa për një takim të drejtërdrejtë për Presidentin e ri me kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe kryetarin e LSI, Ilir Meta. Me sa duket në kryesinë e PS Rama do të kërkojë mandatimin nga ky forum për të diskutuar për kreun e ri të shtetit me Berishën, Metën dhe krerët e partive të tjera parlamentare, Idrizi, Dule dhe Mediu, si dhe formatin e diskutimit për këtë qëllim. Pasi pritet që brenda kësaj jave të startojë tryeza e përbashkët e kërkuar nga Rama, dhe për vetë faktin se në mënyrë indirekte dy partitë e mëdha, përmes përfaqësuesve të niveleve të dyta e kanë dhënë pëlqimin e tyre për një takim të tillë, pas kërkesës së kryetarit të PS, Rama.

Një vend të rëndësishëm në mbledhjen e këtij forumi të lartë të PS, do të zënë dhe diskutimet për zgjedhjet në forumin e të rinjve RE:FRESSH si dhe të grave socialiste. Kështu do të diskutohet për futjen e formulës së re të modelit amerikan të zgjedhjes me pikë sipas rretheve të kreut të RE:FRESSH, pa vënë në diskutim dhe alternimin me statutin që e bën zgjedhjen nga kongresi. Mësohet se do të bëhet dhe bilanci i punës së deritanishme të deleguarve të kryesisë në rrethe, në takimet me bazën dhe përgatitjen e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi sipas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS, ky vit quhet elektoral deri ditën kur të mbyllet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të verës së ardhshme. Njëherësh do të ndahen detyrat për ditët e ardhshme, ku një rëndësi primare zë dhe forcimi i aleancave në bazë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë