Partia Socialiste ka reaguar me anë të një deklarata për shtyp nga Olta Xhaçka për akuzën e kreut të opozitës se socialistët po kopjojnë idetë e tij për kontrollin e biznesit të vogël nga tatimorët.

Xhaçka pasi numëroi “dështimet” e Bashës si lider dhe aferat për të cilët ai akuzohet, tha se kreu i PD-së po bëhet palë me paligjshmërinë duke nxitur qytetarët për mos pagimin e taksave dhe shkeljen e ligjit.

“Sesa ide ka Lulzim Basha këtë e tregon gjumi i pandërprerë për katër vjet në Bashkinë e Tiranës. E tregon e gjithë e kaluara e tij, ku si ministër i Transporteve vodhi të paktën 240 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës. Ky është Lulzim Basha. Njeriu që nuk di të bëj asgjë përveçse të gënjejë e të mashtrojë dhe sot qahet në ekrane, duke u bërë palë me paligjshmërinë, duke nxitur mospagimin e taksave, energjisë,  dhe duke nxitur shkeljen e ligjit”, tha deputetja e PS-së.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)