Deputeti i PS, Blendi Klosi komentoi rastin e Belinda Ballukut dhe vendimin për të mos lejuar arrestimin e saj. Pyetjes së gazetarëve nëse kanë ndryshuar qëndrim në raport me SPAK, Klosi iu përgjigj se PS është ajo që e ideoi reformën në drejtësi dhe do vijojë ta mbështesë. Ai theksoi se në asnjë rast nuk do e bllokojnë hetimin e SPAK, ndërsa pjesa tjetër është një vendimmarrje e Kuvendit.
“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit, nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor, të tjerat janë raporte që i takojnë Kuvendit, në asnjë rast s’do kemi pengim të hetimi, koment për hetimin”, tha Klosi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhje në PS, Klosi pas mbledhjes së Kryesisë: Rifreskim strukturave brenda qershorit, i shtrijmë edhe në diasporë! Më 21 mars Asambleja










