PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar partie i shpallur non grata përdhos institucionin e Kuvendit

PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar partie i shpallur non grata përdhos institucionin e Kuvendit

Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij. 

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha

"Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij", tha Balla.

Kujtojmë më 19 maj 2021 Sali Berisha u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike, minim i demokracisë dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Malltezit.

Ndërsa më 22 korrik 2022 Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për këto vendime, Sali Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Rama, ish kreun e PD Lulzim Bashën e diplomatë amerikanë se kanë lobuar në Britani dhe SHBA. Por ndryshe nga më parë kur kish premtuar se nuk do ta përfshinte PD në betejën për emrin e tij, këtë herë është i vendosur që hapat për të kundërshtuar Non Gratan e Mbretërisë së Bashkuar ta bëjë si kryetar i PD, ndonëse as gjykata nuk e njeh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
PS paralajmëroi ndryshime në Kuvend, Boçi ironizon Ballën: Ish-sekretari i ish-partisë Komuniste i shqetësuar për praninë e Berishës

1660584683_16549404058000LucianoBoci.jpg

Pasi Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi do të adresojë çështjen e pjesëmarrjes në seancat Parlamentare të Sali Berishës, që sipas Ballës janë të papranueshme, ka reaguar pjesëtari i Rithemelimit, Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi tha se Taulant Balla, “Ish-sekretar i përgjithshëm i partisë ish-komuniste”, nuk ka të drejtë të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Sali Berishës “shëmbësit të diktaturës” në Kuvend.

Boçi e paralelizoi kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë në Komunizëm, që firmoste për ekzekutimin e poetëve, si Havzi Nela.

 “Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve. Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit! Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!”, shkroi Boçi.

/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 16/08/2022 06:46

    Meqe veshtire me kalu "pragun" gebelsian, asnje ligj nuk ka vlere kur behet pa lustrim radikal te kujdo te lidhur me ish PPSH dhe organet famkeqe te tyre te sigurise. Nenkupto kushdo antar i ish PPSH dhe atyre organeve, dhe deri ne brez te trete, me ligj duhet ndaluar pjesmarrja ne politike dhe sherbim publik. Skuadra mediatike patronazhiste ka pune keto dite. Por hipokrite qe hipokrite mbetet.

    Përgjigju
  • E verteta: 16/08/2022 00:41

    Eshte se absurdi nga goja e hipokritit eshte injorance ne kulmin e imoralitetit! Ku ish mema e partive shqiptare komuniste permes te pjellit byroist dhe simbol i kuadrit te ri te "qytetit" merakoset per te ngjashmit e vet por te "fshatit". Cdo gje qe eshte produkt dhe derivat biologjik dhe politik i ish regjimit kanceroz mafioz te klikes se Hoxhes eshte njesoj i infektuar dhe pa u zhdukur nuk do munde Shqiperia te kete integritet. Do te vazhdoje shteti nen kthetrat e mafies neokomuniste, per fat te keq.

    Përgjigju
  • Ashtu po: 15/08/2022 23:13

    Po mor trafikant po, ky eshte halli i popullit qe drejtoni ju. Ky eshte halli i papunesise ekstreme, i varferise i mjerimit e nje vendi qe po shitet tek mafia. Po mor kokshtrember qe je i zhytur ne krim nga koka ne kembet. Ju do perfundoni aq keq po aq keq sa nuk ja u mer mendja apo nuk e imagjinoni as ne enderrat tuaja me te keqija. Ti je te trafikant, te je nje bandit sa nuk gjen dot fjale te te pershkruash se cfare ke nen lekure. Ty do te hane per se gjalli te paret tutoret e tu o maskara.

    Përgjigju
  • joni: 15/08/2022 17:51

    taulant balla eshte kokrra e hajdutit i lidhur me grupe kriminale, e askush nuk prononcohet per ta nxjerre nga kuvendi.

    Përgjigju
    • Shkoder: 15/08/2022 18:48

      O TE ZHDUKET KY ZHELJA JUAJ MINJT E HALEVE PASTAJ HIQET KEMBA ZVARR PER TE TJERET POR PA U HEQ KOPILI I VICIDOLIT KARAXHICI JUAJ DHE SKRAPARDHIU JUAJ NUK BEN HAJER SHQIPERIA.

  • Xh dr: 15/08/2022 16:28

    I kujtojmë udhëheqjes që ky është person i zgjedhur me vota sido të jetë situata, kushtetuta flet qartë, selom satom Taulant Balla

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/08/2022 15:37

    Edvin shkjaun shqipfolës eka nostalgji për shefin e babait xhaxhin Enver! Tradhtar i pështirë!

    Përgjigju
    • Luani: 15/08/2022 21:13

      Arberor bushtra je aq budall sa dhe foton nuk di ta dallosh ,ngele duke shkruar te njetat fjali si debil, shpellar injorant rq.

    • Dikush: 15/08/2022 18:51

      TI TRAPI LALES SHKJAU TE SHQYEFT E TE BEFT FERTELE , LERENI SE DO JET NONJE SHPELLAR I SALI DOBICIT I BIRI SHEQERES DHE KARAXHICIT QE NGJIZEN PAS MULLARIT TE BARIT KETE HALE QE VRAN PRIFTIN PAS KURRIZIT DHE DOLEN TE PARET NE VICIDOL DUKE THEN KETE BEJM NE MIRE VESH

    • Lezha: 15/08/2022 17:25

      O Klysh bushtre, a ke ndonje pune se mbete duke "komentuar" ne te gjitha portalet, pjelle e felliqur!

    • Salikomunist: 15/08/2022 16:53

      O serboboshnjak a di te shkruash fjale te tjera ne shqip komunist idjot

    • Anonim: 15/08/2022 16:12

      O SHKJAU O INJORANT MESO SHQIP O BUDALLA I LIND , SHIF SALI KARAXHICIN IDJOT I SHKUND KOQE KANDARI NUK DINI TE FLISNI SHQIP INJORANT KU JU SOLLI SALI SHPELLARI JUVE NA FELLIQI VENDIN ME PLEHRA SI JU FUNDERRINA .

  • Nebiu: 15/08/2022 14:05

    Sa me "urrejtje" po e shikon diktatorin Saliu, ë? Se na tha qe ishte duke kaluar , po duket qe po e shijon momentin. Ah Sali , kush i ha genjeshtrat e tua. Po sekretar partie me zoor e vunë? Cfare ka per te na thene?

    Përgjigju
    • labi: 16/08/2022 09:31

      KY ,BOCI ESHTE KOKRA E HAJDUTIT U MERRTE EURO ME MIJERA PER TE KALUAR PROVIMET DHE TANI NA MBRON KOMUNISTIN E VETEM NE EVROPE QE ESHTE NE PARLAMENT JE HALE DHE KALUAR HALESE JE PROTOTIPI I NJERIUT SUPER TE KORRUPTUAR

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë