Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar pasi nuk iu plotësua kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore "McGonigal" dhe për 11 majin. Një ditë më parë, opozitarët braktisën punimet e Kuvendit për këtë arsye.
Socialistët dolën kundër dy komisioneve duke prerenduar se në rastin e McGonigal është shprehur drejtësia amerikane, ndërsa për 11 majin ka pasur hetime për 4 muaj dhe PD nuk ka dorëzuar asnjë provë.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS-së Bledi Çuçi tha se komisoni hetimor 'McGonigal' nuk mund të ngrihet, pasi sipas tij Kuvendi i Shqipërisë nuk ka juridiksion për të hetuar procese penale të mbyllura nga drejtësia amerikane. Çuçi tha tha se për McGonigal, çështja është hetuar dhe gjykuar në SHBA.
Lajm ne perditesim...
Komente










