TIRANE-E ndërsa opozita bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos lejuar që të vijonte normalisht punimet, shumica miratoi ligjet dhe u largua. Ndërsa më pas opozita u largua nga foltorja që bllokoi për 2 orë dhe u ul në vendet e saj, ndërsa Noka akuzoi qeverinë dhe Ramën se nuk do integrimin.
Edi Rama nuk e do integrimin e Shqipërisë, kabineti është i mbushur me hajdutë dhe lidhje kriminale. Rama nuk e do integrimin dhe hapjen e negociatave, pasi do të ishte fundi i një qeveri batakçinjsh. Rama njeh vetëm rrugën e krimit, prandaj nuk është për hapjen e negociatave. Pas këtij muaji në rast se Rama rri këtu dhe shet dëngla, do i themi se numërimi mbrapsht ka filluar dhe është i shkurtër, do e përmbysim
Flamur Noka