ELBASAN- Nga Elbasani socialistët nisën sot nismën “Ti zgjedh” për zgjedhje të brendshme brenda partisë të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor. Kryeministri Edi Rama është shprehur se ky është një proces i cili do të sjellë ripërtëritjen e Partisë Socialiste, për t'u përgatitur për sfidën e 2021. Rama tha se po shkojmë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja.
"Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021. Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive", shkruan Rama.