Teksa PS-ja zhvillon Asamblenë e partisë mbi zgjedhjet e 30 qershorit , kreu i PD-së Lulzim Basha nga Hasi ka përsëritur "refrenin" se opozita do të vijojë aksionin e saj deri në rrëzimin e qeverisë së Ramës. Në takimin që ka zhvilluar në hasjanët, Basha vuri në dukje se aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën.
“Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë. Aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën"- tha zoti Basha.
Basha akuzoi kreun e qeverisë, sipas së cilit në 6 vjet qeverisje Rama shkatërroi tre themelet e bashkëjetesës demokratike, pluralizmin, zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës, e ndërsa ka u parashtroi qytetarëve programin e ekonomik të PD-së.
“Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit”. - u shpreh Basha.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
‘Pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit ata bën marrëveshjen’/ Sula në Kuvend: Rama-Berisha, tumori që mban peng Shqipërinë
13 Mars, 13:52
-
Berisha zhbën Primaret dhe e pranon: Futa në lista qëndrestarët! Dash Sula si ‘puthja e Judës’, zgjodhi të ishte patericë e Ramës (VIDEO)
13 Mars, 13:14
-
Kandidoi ish-gardistin e 21 janarit për zgjedhjet e 11 majit, ja si përgjigjet Basha
13 Mars, 12:33
-
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
13 Mars, 12:31