TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka bërë 8 ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare. Kryesocialisti njoftoi lëvizjet e tre koordinatorëve të qarqeve, në Shkodër në vendin e Ditmir Bushatit vendoset kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë shkon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës, ndërsa në Tiranë largohet Blerina Gjylameti për t'i lënë vendin dyshes drejtuese Elisa Spiropali-Ervin Bushati. Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj te rinia, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinatorë. Ndryshimet në tre qarqe, por edhe brenda sekretariateve, Rama i argumentoi për të pasur më shumë rezultat në të ardhmen.
Kreu i PS-së ishte i prerë dhe i qartë me strukturat e PS-së. E ndërsa në shtator do të nisin zgjedhjet në parti dhe në Janar të 2020 do të mbahet kongresi, ai kërkoi nga strukturat hapjen e partisë, ndërsa i paralajmëroi deputetët dhe kryebashkiakët që nëse nuk do të zbresin me këmbë në tokë në bazë për të takuar njerëzit do të përjashtohen nga projekti politik i zgjedhjeve të 2021. Përsa i përket krizës politike, Rama ripërsëriti se dora e tij mbetet e shtrirë për opozitën, por jo për marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve, sikur tha ai. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore dhe theksoi se reforma në drejtësi nuk negociohet.
(KLIKO KETU PER TE LEXUAR FJALEN E PLOTE E KRYEMINISTRIT RAMA)
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, kryeministri Rama vendosi që të bënte disa ndryshime të drejtuesve të qarqeve, por edhe në nivel sekretariati. Tre drejtuesit e qarqeve që u ndryshuan ishin Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Gjylameti dhe Nikolla duket se e kishin marrë me sportivitet lëvizjen, pasi në përfundim të asamblesë ishin të qeshur, ndërsa Bushati nuk e kapërdiu lehtë, teksa u shfaq i vrenjtur para medieve. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pas largimit nga posti i koordinatorit në qarkun e Shkodrës për Partinë Socialiste foli për herë të parë pas daljes nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të socialistëve. Ai tha nuk ka rëndësi posti, por vendosmëria për të çuar përpara projektet për Shkodrën. Ndërsa në fund bëri edhe një paralajmërim duke thënë se do të ketë komunikime të tjera për këtë cështje, por edhe të tjera. "E para ju falenderoj për durimin, të jeni të qetë, do të kemi edhe komunikime të mëtejshme për këtë dhe cështje të tjera. Unë di të them që nuk ka rëndësi nëse kam më post apo jam pa post, e rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe për cfarë pikëpamjesh mbroj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet dhe idetë për Shkodrën" tha ai. Lindita Nikolla tha se nuk është mërzitur nga largimi si koordinatore e qarkut të Lezhës dhe shtoi se nuk ishin rezultatet e 30 Qershorit shkaku i largimit nga posti. "Lezha është aty, dhe unë jam deputete e Lezhës, nuk ka asnjë lloj mërzitje përveçse përgjegjësive të reja për të punuar më mirë. Nuk keni pasur rezultatet të mira? Nuk ishte kjo arsyeja" tha ajo, ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes se cila ishte arsyeja e lëvizjes. Për gazetarët foli edhe Elisa Spiropali, që mori bashkëdrejtimin e qarkut të Tiranës bashkë me Ervin Bushatin. "Po punojmë po njëlloj me të njëjtin intensitet, rezultate të reja dhe më të mira. Kaq mund të themi" përfundoi ajo. Kryetari i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e sotme të asamblesë kombëtare ka bërë 8 ndryshime në parti. Ai njoftoi ndryshimin e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Kështu në vendin e Ditmir Bushatit në Shkodër do të jetë kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë në vendin e Lindita Nikollës shkon Sandër Lleshaj që bëhet pjesë e strukturave të PS-së dhe në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj që merr drejtimin e sekretariatit të rinisë, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinator. "Propozoj disa ndryshime, së pari në udhëheqjen e qarqeve. Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë Shkodër (Valdrin Pjetri). Duke ndjerë nevojën që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, qarkun propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës do ta drejtojë Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës. Përsa i përket sekretariatit, kemi rënë dakord që të bëjmë disa ndryshime të nevojshme. Së pari kemi menduar të kemi një sekretar që të koordinojë punën e këtyre këshillave dhe rezultatet që dalin dhe nevoja për t'u adresuar nga qeveria apo institucionet e tjera. Për këtë ngarkojmë Ilir Beqjan që të bëjë këtë punë. Sekretare e Burimeve Njerëzor do të jetë Nikolla. Ne vazhdojmë me regjistra të vdekur që mirë që janë me boshllëqe, por nuk i shërbejnë askujt. Këtë detyrë do ia ngarkojë Lindita Nikollit, i bindur që do të bëjë më të mirë. Ka qenë një çështje shqetësuese e Partisë Online. Duke qenë i pari politikan që kam bërë "ciu-ciu" më takon që të ndjehem i shqetësuar që jemi shumë larg asaj që duhet të bëjmë dhe prandaj për këtë besoj që Blerina është njeriu i duhur që eksperiencën e koordinimit ta vë në dispozicion në një organizim dixhital të partisë. Në kushtet kur Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati do marrë drejtimin e Tiranës, drejtimin e Rinisë Gent Cakës dhe nëse nuk kam harruar ndonjë, pjesa tjetër e sekretariatit do të mbetet siç është, vetëm kur organizimi do të bëhet edhe nga Arbeni" deklaroi Rama. Ndryshimet që bëri PS-ja në asamblenë e sotme Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh se për momentin nuk ka asnjë kontakt me PD-në për krizën politike. Ndërkohë që kërkoi nga strukturat hapjen e partisë për një politikë të re për njerëzit. "Kryebashkiakëve nuk ua njoftim të drejtën ta kthejnë nga një klientelë e djathtë në të majtë. Ditët e javës kur duhet t'u shërbejnë njerëzve të jenë ditë plazhi, teksa njerëzit presin të hapet institucioni. Na duhet realisht një reflektim dhe një reagim për domosdoshmërinë e një përqafimi të madh, të ri dhe të sinqertë të të gjithë njerëzve që meritojnë më shumë dhe më shpesh se rrallë nuk e marrin. Duhet të bëhemi bartës të një politike të re, jo me kampin politik që është aty ku është dhe për momentin nuk kemi asnjë kontakt, por me njerëzit e zakonshëm. Nuk mund të pranojmë që njerëzit të trajtohen të ndahen në kampe. Duhet të reflektojmë për një hapje të re të PS-së në të gjitha nivelet ndaj njerëzve të zotë, por të zhurmshëm. Të gatshëm për të shërbyer, por jo për t'u përkulur dhe servilosur" tha ai. Duke iu drejtuar opozitës, kryeministri Rama u shpreh se dora e tij mbetet e shtrirë për të biseduar, ndërsa paralajmëroi letra të tjera në drejtim të Lulzim Bashës, por vendosi kufirin duke sqaruar se nuk është gati për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë. "Patjetër që duam paqe politike për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë, kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe KE-së mbetet sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komision. Është e mirëpritur, madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ata me molotov ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne. Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë të merret me këdo që të jetë subjekt i drejtësisë qoftë djathtas, majtas, në këtë sallë apo kudo tjetër. Borxhi që na ka futur ku na ka futur populli në 30 Qershor nuk shlyhet dot. Qoftë ata që përfunduan aty ku e meritojnë. Ata që kanë hesape me drejtësinë qoftë edhe në këtë familje, i ka individuale dhe duhet ti trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojnë, justifikojë, tolerojë askënd që mund të ketë hesape me drejtësinë". Kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim të fortë për deputetët e PS-së dhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nga kjo forcë politike. Ai tha se do të përjashtohen nga familja socialiste nëse nuk do i përgjigjen ritmit të kërkuar për zgjedhjet e 2021. "Nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, që marrin njerëzit në krah për t'iu zgjidhur një hall dhe që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit dhe që edhe në fushatën e 30 Qershorit kanë shkuar te njerëzit vetëm javën e fundit. Edi Rama njoftoi se në Shtator PS-ja do të futet në një proces zgjedhor brenda partisë, ndërsa në Janar të vitit të ardhshëm do të mbledhë Kongresin. Ai u bëri thirrje ministrave dhe drejtuesve socialistë në rrethe të zbresin me këmbë në tokë dhe të dëgjojnë popullin. "Energjitë që kemi investuar deri këtu nuk mjaftojnë më. Rendimenti ynë qeverisës nuk mjafton aspak pas 30 Qershorit dhe sidomos niveli i shërbimit të njerëzve, jo nuk mjafton, por nuk na nderon fare. Dhe duhet të na shqetësojë shumë fare të gjithëve. Këtë duhet ta kuptojmë thellësisht. Pasi nëse nuk e kuptojmë sa më parë aq më shpejt njerëzit do të humbasin durimin me ne. 30 Qershori tani është histori ndërsa dy vitet e mbetura dhe katër vitet e mandatit të ri që fillon për vendoren janë një borxh më i madh sesa ishte për ne si qeveri dhe nëse do të ishte për vendorët nëse do të kishim fituar në zgjedhje normale. PS-ja do të hyjë në zgjedhjet e veta të brendshme nga shtatori dhe deri në janarin e ardhshëm në Kongres dhe dua të ndaj me ju bindjen se objektivi ynë duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit, organizimit dhe hapjes së PS-së, që kemi realizuar ndonjëherë në zgjedhjet tona të mëparshme. I gjithë lidershipi, nga unë i pari, dhe qeveria ministra dhe të tjerë së bashku me kryetarët e bashkive të zbresin në tokë në kuptimin e plotë të fjalës. Debat në cdo organizatë në degët e partisë. Zgjedhjet e tanishme nuk duhet t'u ngjajnë të mëparshmve, duhet debat kombëtar për të folur dhe dëgjuar dhe kuptuar" tha ai. Kryeministri Rama u shpreh se në 30 Qershor qytetaria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet dhe se historia nuk do të njohë më djegie mandatesh apo bojkot zgjedhjesh sikur bëri opozita. "Një numër votash për kandidatët tanë, që është një bazë shumë domethënëse për të vijuar më tutje. Ky është vendi për të përsëritur atë që thash në mbrëmjen e 30 Qershorit, 'ne nuk është se fituam një betejë zgjedhore të radhës për bashkitë, por Shqipëria, qytetaria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjesh dhe as fronte armiqësore kundër të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur. Ata që guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë ata që vijnë më pas" tha ai. Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Asamblenë Kombëtare me zgjedhjet e 30 Qershorit dhe bojkotin e opozitës, që tentoi edhe të bllokonte procesin, por u frenua pas paralajmërimit të fortë nga SHBA dhe BE-ja. "Do ta nis nga 30 Qershori si fundi i një akti të rrallës në historinë e politikës së përçarjes. Një akti i frymëzuar dhe i organizuar për të marrë peng Shqipërinë në kuptimin më të plotë të fjalës duke marrë peng zgjedhjet dhe përmes zgjedhjeve reformën në drejtësi. Prandaj edhe ato zgjedhje u kthyen në një kulm përplasjeje që herë pas here në të gjitha vitet partia Demokratike është shfaqur mes anti shtetit dhe shtetit. Këtë herë me një dimension më shumë, të përpjekjes për të mbrojtur pa ndëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë. Në 30 Qershor fitoi shteti, qytetaria dhe shteti, humbi rrëmuja dhe balta. 30 Qershori dukej sikur nuk do të vinte kurrë, iku paqësisht, por plaga është ende e hapur dhe më e hapur se asnjëherë, sfida jonë. Sepse që të jemi të qartë, 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ndërsa gjithë ajo që vjen pas duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Dua të përsëris që Shqipëria u shfaq në brishtëisnë e saj, u kërcënua dhe lëkund dhe nëse nuk u rrëzua erdhi edhe falë qëndrimit të SHBA dhe BE-së në krah të shqiptarëve, në mbrojtje të parimeve më themelore të demokracisë. Në mbështetje të lirisë së zgjedhjeve dhe të drejtës së cdo qytetari për të zgjedhur. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment kompleks nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi" tha Rama. Kryeministri Edi Rama ka qenë i fundit që ka mbërritur në Pallatin e Koncerteve, aty ku po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, ku nuk ndaloi përballë Presidencës, por përshkoi rrethrrotullimin tek sheshi "Nënë Tereza". I qetë, i veshur sport me veshjen e tij karakteristike, shallvare dhe atlete të bardha dhe celularin në dorë. Zbardhen projekt-vendimet që do të votohen ditën e sotme në Kongresin e Partisë Socialiste. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri, zgjedhjet për stukturat e PS-së do të zhvillohen në pesë faza, në periudhën shtator 2019-janar 2020. Përkatësisht, faza përgatitore do të jetë në datën 1-14 shtator. Faza e parë ku do të zhvillohet zgjedhjet në organizatat Socialiste do të zhvillohen në datën 16-10 nëntor. Faza e dytë do të përkojë me zgjedhjen e delegatëve më 16 nëntor 2019, ku për stukturat e partisë brenda vendit do të ketë 1 delegat për 150 anëtarë partie dhe për stukturat në emigracion 1 delegat për 200 anëtarë partie. Faza e tretë do të zhvillohet 17 nëntor- 7 dhjetor ku do të bëhet zgjedhja e kryetarëve të partisë në Bashki. Në fazën e katër dhe të pestë do të bëhet Konstituimi i Këshillave të Bashkisë dhe më pas Kogresi i PS dhe konstitumi i organeve që zgjidhen prej tij.
Valdrin Pjetri-koordinator për qarkun e Shkodrës në vendin e Ditmir Bushatit
Sandër Lleshaj-koordinator për qarkun e Lezhës në vendin e Lindita Nikollës
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati-koordinator në Tiranë në vendin e Blerina Gjylametit
Gent Cakaj do të marrë sekretariatin për Rininë
Blerina Gjylamenti kalon te sekretariati për dixhitalizimin
Arben Pëllumbi-sekretar për koordinimin dhe organizimin
Lindita Nikolla-sekretare për burime njerëzore në PS
Ilir Beqja-sekretar per koordinimin e punes se keshillave
Nuk mund të ketë më anëtarë të asamblesë së PS-së që kujtohen për partinë vetëm nga ftesa për mbledhjen e asamblesë, apo nuk shfaqen te njerëzit dhe kush nuk do i përgjigjet ritmit që kërkon 30 Qershori nuk do të jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021. Kush nuk do të bëjë kilometrat e veta do të dalë nga projekti ynë në vitin 2021. Ashtu sikundër dua ta them që sot se do të dalë jashtë nga kjo familje cdo kryebashkiak që do të bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe pa ne" tha ai.
Komente
Spiropallja kapi majat, yyyyyyyt!
PërgjigjuEshte turp qe ata shkalle ti ngjisin me z. RUÇI. Komunisti i fundit ne politike. Ndersa per Ditmirin qe eshte 100% shkodran e nderroj me katundarin Valdrin Pjetri. Prandaj u votua 9% sepse e deshti Shkodra. Z. Rama jeni i deshtuar. A e kupton? Por dhe nese nuk e kupton pse nuk i thone qe je i deshtuar. Me 21% votues qe duke hequr ata qe i derguan me zor dhe ata qe shkuan te votojn per bindjen mbesin 15-16 %. Pra PS sot eshte ne minorance apsolute nga rrenimi qe i beri ky zoteri.
PërgjigjuPo pse kush e solli ps ne pushtet Saliu mo. Po Ed Rama e ka prure. E do se do PD sna plas
PërgjigjuKatastrofe per ps po u zgjodh Ed Rama PS MORI FUND
Përgjigju