Frrok Çupi: Pse Alibeaj nuk e rrahu…, për nder?!

Frrok Çupi: Pse Alibeaj nuk e rrahu…, për nder?!

Sali Berisha dhe Enkelejd Aliebaj

Kur Sali Berisha e shtyu Enkeled Alibeajn në foltoren e Kuvendit, kjo nuk mund të mbetej pa ndëshkim. Gjithë bota për këtë po flet, po çë!?  Alibeaj mund ta kishte rrahur mirë e mirë Sali Berishën, mu aty para popullit.

Ndodhemi para një situate të re, edhe pse duket si kanunore.

Sali Berisha ka nisur t’i rrahë vetë njerëzit; pse?

Dikush thotë se ish- presidenti i Republikës dhe ish kryeministri, tani nuk ka armë në dorë, ndryshe do ta kishte vrarë tjetrin… Edhe mundet të kishte ndodhur kështu. Kur kishte armë Berisha e luajti fort dhe vrau. Vetë ka thënë se në zyrën e kryeministrit mbante në dorë një snajper drejtuar në kokën e kryetarit të opozitës. Vrau katër qytetarë që protestonin kundër korrupsionit, vrau 26 në Gërdec, vrau e zhduku Remzi Hoxhën, mbyti 180 në Otranto, vrau 3000 në luftën e tij ‘civile’. Bobo!, sa shumë, më shumë se në Kullat Binjake

Mirëpo nuk shtrohet çështja kështu: ‘Sikur të kishte armë në dorë…’. Berisha nuk vret me dëshmi; futet në shpellë dhe urdhëron të afërmit që të vrasin. Kësaj here Berisha e shtyu Alibeajn jo me vesin e shpellës, por me instinktin e kanunit: E turpëroi Alibeajn ‘faqe të tanëve’, siç thotë Kanuni. Berisha ka shkuar deri në zgripin mental saqë i thotë truri se ‘nuk shkele ligjin, ndërsa Kanuni nuk punon më’.

Po ta kishte rrahur Alibeaj, do të kishim një epokë të re tani:

Nuk po flas vetëm për hundën e fashuar të Berishës, por po flas për një ‘epokë kanunore’ që do të kishte hyrë në mes palëve të PD. Alibeaj është burrë më i fuqishëm, me një fëmijëri në punë krahu…, dhe, do ta kishte bërë… (ashtu!) Berishën. Nami u bëftë, Enkeled!; një herë burri e lanë veten. Por po kthehemi te epoka: Alibeaj është një djalë i ndrojtur, aq më shumë para Berishës. Kur Saliut i vriste e priste shpata në diktaturë, Enkeledi i shikonte nga poshtë, plot frikë, xhelatët e diktaturës. Edhe sot e ka atë frikë para Saliut. Ta kishte hedhur peshk në dysheme, atëherë ta shikonte Saliu ‘hundëleshin’ e vuajtur sipër vetes. Dhe ndërkohë klasa e vuajtur, e përfaqësuar nga Enkeledi, do të merrte një herë hak ‘faqe të tanëve’; nami i bëftë!. Do ta kishin sulmuar këta lakenjtë e Berishës në Kuvend?… Sigurisht që po. Por as kështu nuk shpëton Alibeaj… Kjo pra është epoka.

Pse Berisha provokon Kanunin dhe shkel ligjin?

Ligjin nuk e ka njohur kurrë Berisha; ky është një ves që i vjen që nga Byroja Politike. Për t’u dëshmuar ‘burrë i ndershëm’ i është kthyer Kanunit: Besa, pabesia, zakonet, ‘nanën e këtij e nanën e atij’, ‘jashtë Amerika nga shtëpia jonë”… Kështu mërmërit Saliu.

Këto i bën me qëllim që të sigurojë mbrojtje kanunore, si ‘burrë i ndershëm’. Se ndryshe nuk mund ta shtynte tjetrin ‘faqe të tanëve’. Ka një normë, si katundi i Salës, si katundi im e çdo katund në Veri: ‘Burri nuk shtyhet, as pështyhet…’. Mirëpo Berisha ka siguri se Enkeledi nuk do t’i kthehej dhe kështu Saliu do ta linte të ‘pa nderë’; dhe kaq.

Saliu, siç ka një lidhje të tmerrshme me ligjin, po kështu e ka edhe me Kanunin. Kanunin e ka ‘state of mind’. Qysh të parët e tij e kishin shkelur keq Kanunin, kishin dhunuar priftin e fshatit, por atëherë kishte dalë ‘Hundëleshi’.

‘Kisha shpatë e konop, s’ka!’, thotë Kanuni, por hakun e Kishës e merr famullija. Famullija vendosi me u djeg shtëpinë, me u pre pemët dhe me i nxjerr nga katundi të parët e Berishës… Janë shkruar rreth kësaj historie mijëra faqe e dëshmi.

Vesi i prekjes së tjetrit në nder u përsërit në Kuvend. Por Alibeajn nuk e mbron famulija.

A do të ishte një nder apo detyrim i Alibeajt…?

Detyrimi i Alibeaj, së pari është ndaj vetes; pastaj ndaj popullit. Deri më tani ‘ligji i shtetit’ nuk po vepron mbi Berishën; ndërsa turpi i Berishës po rëndon mbi të gjithë popullin. Enkeledit ia ka ba ballin ‘të vrugnuem’. Ish presidenti i Partisë dhe i vendit i erdhi Enkeledit në foltore me perlimin ‘me ia lënë turpin në ballë’. Mund t’i kishte shkuar edhe në kafe, edhe në shtëpi, e kudo. E pse kështu? Se Berisha kanunor qenka ‘burrë më i mirë se tjetri!’.

Atëherë Alibeaj duhet t’i tregonte ‘para tanëve’ se kjo nuk është e vërtetë.

‘Kanuni i Maleve të Shqypnis nuk e veçon nierin prej nierit. “Shpirt per shpirt, sè duken e falë Zoti. I koritmi e ka derën çilë për nga nderi”, thotë Kanuni. Edhe Enkeledi.

Paragrafi 594: ‘I miri e i keqi kàn nji çmim”. ‘Kanûja thotë: në daç, fale, po deshte ma mirë laje ballin e vrugnuem’.

Puna është se pas kësaj me Alibeajn, Saliu nuk mund të rrahë krejt popullin, një për një.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 23/04/2022 06:59

    Gjysem budalla e ka bere perendia. Gjysme spiuni e beri Serbia. Tani shet men kur sja han as qente.

    Përgjigju
  • ymeri: 23/04/2022 01:04

    ENKELEDI DUHEJ T'JA FUSTE ME SHPULLE SURRATIT MALOKUT SAPO ERDHI NE PODIUM,,,,,TA BEJE HERES TJETER...

    Përgjigju
  • Bukurie: 22/04/2022 21:13

    Eeeeeh i nderuar Frrok Cupi Nuk pi e kuptoj Pse lodhen kaq shume per presidentin as kush me mire se juve Nuk do ta vendoste nderin e humbur per vite me Radhe te presidences gjithsesi ty ate qe Nuk ta dha politika per tridhjet vite populli te ka dhene Cmimin Nobel per Perballjen tende me keto politikan te dhunshem dhe te korriptuar.

    Përgjigju
  • Begu: 22/04/2022 18:34

    Ky veprim shume naiv e primitiv.Kete mund ta beje vetem nje person, qe per shkaqe mossuksesi ne qeverisaje,eshte renuar nga poltika shume primitive dhe eashte i ulte nga morali politik e kombetar qe ka vetem uritje synuese per pushtet.Ai-Salih u nuk sheh asgje para vedi pervec karrikes dhe sh kermoqejes se shtetit dh e popullit per interesa te veta dhe familj es se tij.Pse nuk e crrahi Alibeja?Kjo d ishte g abim per Alibejen,Plaku nuk rrahet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit