Pse amnistoni oligarkët që ndërtojnë pa leje? Rama: Vendimi i qeverisë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj tyre

 

Kryeministri Edi Rama foli gjatë ditës së sotme në një konferencë me gazetarët lidhur me akuzat mbi qeverinë për vendimin e marrë së fundmi për konfiskimet e kateve pa leje. Rama ngriti akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës dhe të rretheve se bëjnë pazare me të pasurit për katet pa leje.

Kreu i qeverisë sqaroi se vendimi që është marrë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj oligarkëve dhe se një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë.

Pyetje: Pse nuk lini drejtësinë, pasaniket e kullave ëstoni oligarkët?

Edi Rama: Kur vjen puna te drejtësia unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojnë drejtësi jemi në një anë, jo në anë të ndryshme. Shumë e vërtetë kjo që thua e kam thënë dhe unë disa herë. E tmerrshme, por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët, ky është problemi nuk jam unë që nuk lejoj të merrem me ta por është drejtësia që nuk më lejon mua, ty qeverinë tonë që ti bëjë gjërat deri në fund se në fund fjalën e ka drejtësia. Flitet shumë për policinë por nëse në këtë vend gjykatat do bënin sa polica, ky vend falë kësaj policie do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm. Sa janë rastet që policia i çon në gjykatë fajtorët e sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për t’u rikther në jetën e përditshme në vend se të shkojnë aty ku e kanë vendin.Një rob i thjeshtë, madje e një burrë i vjetër mund të përfundojnë në duart e ligjit, është shumë e vërtetë, për një mur, për dritaret, u kap si shkelës i ligjit Boiken Lako.

E ndërkohë dikush që ndërton një kat e tre kate pa leje nuk përfundon. SPAK është vetëm një institucion i ri që merret me zyrtarët e lartë, por Prokuroria e Tiranës dhe Prokurorite e rretheve merren me këto. Prokurora e Tiranës në bashkëpunim me të tjerë inspektorë policie të super zellshëm për njerëzit e pafuqishëm mbushin statistika duke cuar para drejtësisë njerëz për një mur, kurse këta që ndërtojnë pa leje për të shitur këta e blejnë prokurorin, gjykatësin, e përballë këtyre policia e qeveria është e pafuqishme, ky është thelbi dhe të gjitha të tjerat janë poshtërsira të njerëzve vemie me gjak jeshil që dalin në tv me sytë gjak e nuk lënë gjë pa thënë për mua e për ne ndërkohë që ne jemi të kritikueshëm por një ves nuk e kemi: nuk i bëjmë gabimet me qëllim e nuk e përdorim pushtetin për gjërat për të cilat akuzohemi. Nëse unë do doja të bëja pazare me këta të pasur e oligarkë do e kisha shumë të thjeshtë. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërc me vite, ligji është aty me vite, merrnishikoni sa denoncime janë bërë ndër vite. Prokurorët bëjnë pazare me ta, gjykatësit bëjnë pazare, e ato dosje prokurorët i bëjnë tregti me politikën. Vendimi që kemi marrë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj tyre, një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë, por ata që ndërtuan këto kate do vënë mend se nëse e ndërton një kat a leje se korruptim një inspektor, e ke gjykatësin e prokurorin në xhep ty nuk të del llogaria se pastaj atë kat do duhet ta blesh me çmimin real jo me çmimin që deklarojnë këta.


Lajmi kryesor:

Financim rus në PD, Rama: PS denoncoi e para, shumë qeshën atëherë! Drejtësia t'i kishte dhënë përgjigje me kohë! Berisha 'vuri gjoksin' e mbrojti Bashën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave