Pse Berisha është i dëshpëruari i madh i Bularatit?

Pse Berisha është i dëshpëruari i madh i Bularatit?

Sali Berisha

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë shqiptare që nuk u “tregoi vendin” një grupimi fashist të “Agimit të Artë”, që mbërritën në Bularat një ditë më parë. Vajtimi i tij bëhet në emër të krenarisë sonë kombëtare, që sipas tij u poshtërua prej mungesës së reagimit të qeverisë shqiptare.

Nuk dua të përziej emocionet e shqiptarëve me ato të Sali Berishës, se të këtij të fundit, burojnë nga arsye të ndryshme, që nuk kanë lidhje me patriotizmin.

Por duhet të sqarojmë përfundimisht temën delikate të identifikimit të Greqisë me “Agimin e Artë” në Shqipëri. Dhe akoma më keq, identifikimin e pakicës greke në Shqipëri, me “Agimin e Artë”.

Greqia nuk është “Agimi i Artë” dhe ky grupim është një problem më i madh për Greqinë, se sa për Shqipërinë. Ajo është një lëvizje politike fashiste, vulgare, raciste, që përfaqësohet kryesisht nga njerëz të rrugës, banditë, injorantë, ksenofobë, dhe padyshim të armatosur me idenë e supermacisë helene, të cilën e fyejnë edhe kur e zënë në gojë.

Ata janë problemi real i Greqisë, të cilët përbuzen nga elita kulturore e Greqisë, nga elitat politike dhe institucionet e shtetit grek.

Ata përbuzen po ashtu dhe nga pakica greke e Shqipërisë, e cila ka prodhuar një cilësi të tillë intelektuale dhe njerëzore në Shqipëri, sa kanë të drejtë të krenohen para shqiptarëve.

Shqipëria ka bërë si vlera të saj, vlerat e mijëra grekëve të jugut të Shqipërisë, profesorëve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, artistëve dhe sportistëve grekë, që u rritën si shqiptarë në shtetin tonë.

Problemi që duan t’i krijojnë pakicës greke sot në Shqipëri, është se atë tenton ta përfaqësojë “Agimi i Artë”, dhe jo elita greke e Shqipërisë. Elita greke e Shqipërisë është mënjanuar nga identifikimi me pakicën greke, dhe është shkrirë në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë, dhe kjo pakicë ka humbur përfaqësimin politik.

Sali Berisha është politikani që ka prodhuar historinë e identifikimit të pakicës greke në Shqipëri me frymën e sotme të “Agimit të Artë”, duke e fyer këtë pakicë.

Në mandatin e tij të parë, ai prodhoi konflikte etnike, duke bërë simbol të pakicës greke në Shqipëri, pesë qytetarë të arrestuar “për agjitacion e propagandë” në favor të qarqeve nacionaliste të tipit “Agimi i Artë”.

Ai u konfliktua me Kishën Ortodokse dhe prodhoi praktikisht imazhin e pakicës greke në Shqipëri, si pakicë ekstremistësh.

Pas rrëzimit nga pushteti në vitin 1997, ku një dorë ja dha dhe Greqia, me rikthimin e tij në pushtet në vitin 2005, ai bëri të njëjtën gjë, por me mjete të tjera. Ai filloi ta integrojë “Agimin e Artë” në pushtetin e tij.

Marrëveshja e Berishës me PBDNJ në 2005 dhe më pas përpjekja e tij për t’i imponuar pakicës greke një elitë mediokre, që ishin bërë të njohur si ekstremistë, e la sërish të papërfaqësuar pakicën greke në politikën shqiptare, por integroi në struktura shtetërore, disa grekë mediokër, që ishin dhe ekstremistë.

Boll të theksojmë se Berisha ka paguar në borderotë e shtetit shqiptar tipa si Theofan Kaliviotis, shok i Karathanos, që dje në Bularat ishin gati t’i vinin zjarrin Shqipërisë e Greqisë.

Dhe nuk është se i ka bërë ndonjë nder pakicës greke me këtë. Ka bërë që pakica greke të votojë më shumë kandidatë grekë që janë në PS , PD apo LSI, se sa partinë që tenton të quhet e tyre.

Dhe tani, kur ndodhin ngjarje të rënda si kjo në Bularat, dhe kur një tufë trushpëlarësh tentojnë të destabilizojnë raportet Athinë- Tiranë, duke përdorur një ceremoni varrimi, Sali Berisha duket më i dëshpëruar se ata që qajnë për një të vdekur.

Ata që ishin në funeralin e Bularatit, nuk janë të dëshpëruar për Kostandinin, por entuziastë se i kanë shtuar një dëshmor kauzës së tyre. I vetmi i dëshpëruar është Sali Berisha, që nuk përdori dot zemërimin e tyre në favor të tij. Dhe ai, njësoj si “Agimi i Artë”, që kërkon të rrëzojë Ciprasin nga Bularati, priste të rrëzonte Edi Ramën në emër të patriotizmit, po nga Bularati.

Qeveria ja doli. Ajo ka skeduar një listë me 52 vetë, që nuk do shkelin më në Shqipëri, dhe kaq. Por është një listë tjetër që qeveria shqiptare nuk e bën dot. Është lista e aleatëve të “Agimit të Artë”, e atyre që kishin të njëjtin hall si ata, dhe që shpresonin që krismat e Bularatit të ndjeheshin në Tiranë.

Atë listë e kryeson Sali Berisha, dhe katër deputetë dhe ish- deputetë të tij, që ishin në varrim në Bularat, për të cilin Berisha vajton pse nuk u ndërhy. Berisha po vajton pse nuk ja vrau qeveria deputetët e tij, se është mësuar të bëjë politikë me arkivole.

Për fat, qeveria shqiptare reagoi me përgjegjësi dhe kurajo të madhe. Kurajo e madhe në këto raste është të përmbahesh. Është e vetmja arsye që Berisha është i dëshpëruari i madh i Bularatit./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qershia mbi torte: 11/11/2018 11:27

    Bravo z. Baze. Shkrim analitik dhe realist.

    Përgjigju
  • Bajram: 10/11/2018 08:03

    Bravo Zoti Baze.

    Përgjigju
  • Artikull VK Z. Baze: 10/11/2018 00:07

    Ti thuash derrit daje sipas jush? Saiu dhe Iliri kane vendet e tyre perkatese ne tradhtine kombetare. Fakti qe terroriste greke u lejuan ne territor Shqiptar, duke ditur se cfare do benin, perben vepren penale dhe tradhetine e edi rames! Perkatesisht ate te cenimit te sovranitetit kombetar dhe te rendit kushtetues. Praktikisht ai, dorezoi territor shqiptar ne doren e terroristave grek, duke hequr forcat policore dhe duke i dhene dore te lire, per aq caste sa e paten. Mund te skedoheshin dhe procedoheshin qe pa hyre fare. Mund te shpallej terrorist dhe kisha e kushdo tjeter qe i mbeshtet do ndiqeshin per financim terrorizmi, por kjo nuk eshte cfare ndodhi, me skeme apo me mendjelehtesi. Artikulli i juaj Z. Baze eshte tendecioz nga fakti se perpiqeni te zhvendosni vemendjen nga tradhetia e Z. Rama tek nje plan te paqene dhe imagjinar. Fakti qe ende nuk ka shpallje terrorizmi te te gjithe pjesmarresve ne hallkat vendimmarrese, qe nga tirana deri ne athine, e provon me se miri. Une mendoj qe Z. Rama anashkaloi dhe dhunoi interesin kombetar, per hir te pseudo filozofise se perbashket qe ka me Z. Tsipras. Une mendoj qe Z. Rama perfitoi ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte kapital politik ose ne syte e kishes, ose ne syte e gerrqise ose ne syte e kujtdo tjeter qe ai llogariti. Kjo perben korrupsion aktiv Z. Baze. Por KM nuk i beri llogarite mire, sepse demi kolateral ishte pavarsia dhe sovraniteti i Shqiperise, gje e cila nuk eshte ne tagrat e kryeministrit dhe qeverise se Republikes se Shqiperise. Z. Rama e keqkupton te qenurit KM. Ai mendon qe eshte i plotfuqishem dhe qe Republika e Shqiperise eshte prone e tija. Kjo duhet ti shpjegohet ligjerisht Z. Rama, saliut dhe kujtdo tjeter te te njejtit lloj, qe Shqiperia eshte e Shqiptareve dhe jo e tradhtareve.

    Përgjigju
    • @konjak: 10/11/2018 13:30

      Rri er grek. S’keni heronj dhe i kerkoni ne Shqiperi. Jo me kot Greku mburret me pallen e Shqiptarit! Njerez te padobishem! Kjo na hapi syte se ku eshte fshehur lepuri ne barkun e grekut dhe ku e kemi problemin brenda vetes.

    • Konjak: 10/11/2018 09:51

      Ne artikullin e z Baze ka plot te verteta.Mendoj se trajtimi i problemeve eshte i sakt, per ngjer atje, sa z Baze e ka mar disi -fora-.Problemi i nacionalizmave ,fatkeqesisht, eshte i avancuar.Nacionalizmat ngrejne krye ,jo vetem ne shtetet e vogela,por edhe ne shtete te zhvilluara e te fuqishme.Veprimtaria e tyre duhet trajtuar me qetesi e maturi,nga te dy palet, ne rastin tone.Ne c'do artikull mund te ket pak propagande,por aq sa eshte e pranushme.Le te miremi per se shumti me pune te mira.Pamvarsisht se edhe e keqia eshte bashk me ne.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat