Shirat me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje në veri të vendit. Të gjitha strukturat e shtetit, ato të emergjencave civile, ato të ujrave, OSHEE, Urgjencat shëndetesore e kështu me radhë janë në terren 24 orë, duke bërë evakuime ku është nevoja dhe ofrim të shërbimeve sipas nevojave.
Por, mesa duket kryebashkiaku i Shkodrës, ka zgjedhur Sali Berishën përpara qytetarëve që e kanë votuar. Bardh Spahia nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Shtabit të Emergjencave, por ka zgjedhur të presë sot Sali Berishën për të bërë politikë. Thënë ndryshe, duke mos dhënë asnjë kontribut në përballimin e situatës, Spahia ka zgjedhur të braktisë detyrën. Jo vetëm kaq, por duke bërë politikë me situatën e pazakontë shkaktuar nga shirat, po bën një tallje me ata që janë të kërcënuar nga uji.
Ajo që është tallëse dhe ironike në këtë histori është vajtja e Sali Berishës në Shkodër. Kjo sepse në kohën kur qeveriste ai, shkodranët nuk morën kurrë as dëmshpërblime, as investime që parandalonin sadopak përmbytjet. E pikërisht ai që i ka lënë para 10 vitesh në ujë, sot shkon e bën ‘polubmarin’ politik, duke marrë me vete edhe kryebashkiakun i cili duhet të ishte në krye të punëve.
Mirëpo, kjo është strategjia e opozitës dhe sigurisht që kostot e tyre politike do shihen në zgjedhje, por, a e meriton Shkodra këtë tallje e përdorim? A do i kushtonte gjë kryebashkiakut nëse do shkonte në mbledhje të Shtabit të Emergjencave, ku dhe do jepte kontributin e tij për qytetarët?
Sigurisht që pyetjet janë retorike. Ajo që shihet qartë është se edhe në të vetmen bashki që Sali Berisha ka në dorë të kontribuojë, zgjedh të bëjë politikë dhe jo punë. Fundja, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, për sa kohë edhe kur ishte në pushtet e la Shkodrën në ujë pa asnjë investim e asnjë dëmshpërblim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24