Dy yjet e mëdhenj të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi humbën papritur miliona ndjekës në rrjetin social Instagram vetëm brenda pak orësh. Rënia dramatike nuk u shkaktua nga polemikat apo reagimet negative të tifozëve.
Në vend të kësaj, diçka e tillë thuhet se erdhi pasi Instagrami kreu një operacion masiv pastrimi që synonte profilet e rreme, faqet joaktive dhe llogaritë 'bote' në të gjithë platformën.
Sipas medieve të huaja, Ronaldo humbi më shumë se tetë milionë ndjekës brenda natës, ku nga 674 milionë ndjekës, mbeti në 666 milionë. Në anën tjetër, llogaria e Messit ra me mbi pesë milionë, ku nga 512 milionë ndjekës sa kishte, tani numëron 507 milionë. Pavarësisht shifrave të mëdha, të dy ikonat e futbollit mbeten ndër njerëzit më të ndjekur në botë në Instagram.
Platformat e mediave sociale heqin rregullisht llogari të dyshimta ose të automatizuara për të përmirësuar autenticitetin dhe saktësinë e angazhimit, por shkalla e spastrimit të fundit në Instagram i kapi shumë përdorues në befasi.
Faximile nga profilet e Ronaldos dhe Messit
Komente








