Pse dështoi skenari malazezo-maqedonas i opozitës së Tiranës!

Pse dështoi skenari malazezo-maqedonas i opozitës së Tiranës!

Shërbimet amerikane kanë të drejtë: korrupsion i sotëm shqiptar e ka shpresën e mbijetesës së tij te Rusia dhe te Beogradi.

Kjo në fakt është sëmundje e vjetër e të korruptuarëve shqiptare. Janë të shumtë ata që në historinë tonë dyqindvjeçare janë bërë pjesë e fqinjëve pushtues duke shitur interesin kombëtar. E ç’i do emrat! Njëlloj si këta të sotmit kanë qenë.

Po sot nuk janë vetëm krerët e korrupsionit politik që vërtiten nëpër borderotë e Beogradit, Athinës dhe Moskës, se është edhe një pjesë e medias që po paguhet rregullisht nga Moska dhe Athina.

Të gjithë janë të djegur. Korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot. Janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të destabilizohet. Pikërisht për këtë duket se vjen në Tiranë këto ditë dhe zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit amerikan.

l.

Sot po dallohet një ndërhyrje me trysni e politikës ruse në Shqipëri. Çështja është se politika ruse, duke përkrahur korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, kërkon që me ta të krijojë qeveritë e veta për të ndaluar instalimin e bazave ushtarake amerikane apo të NATO-s në Shqipëri dhe vetë influencës amerikane në këtë vend. Politika ruse po kërkon në fakt bllokimin e fenomenit të panshqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor, fenomen ky që po përkrahet nga politika amerikane si interes parësor i saj në këtë zonë.

Në anën tjetër duhet t’i drejtohemi historisë e të kujtohemi që Rusisë, një Serbi e tillë siç është kjo e sotmja, nuk i vlen fare, nëse do vijë forcimi permanent i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe do shpaloset në lëvizje bota reale shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në fakt pikërisht këtu qëndron konflikti, i cili kuptohet se gjithmonë do të jetë në favor të Shqipërisë dhe të politikës amerikane të forcimit ekonomik dhe ushtarak të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas burimeve të ndryshme, mendohet se janë tre baza ushtarake që kërkon të instalojë politika amerikane me anë të NATO-s në Shqipëri; dhe deri tani marrëveshja është nënshkruar vetëm për bazën e Kuçovës.

Pikërisht këtu duket se është mbështetur presioni rus, i cili po kërkon që, së pari, të krijojë destabilizimin e Shqipërisë, së dyti, të fitojë pushtetin me kukullat korruptive në Tiranë, dhe, së treti të zhbëjë çështjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ky është në vija të trasha plani rus. Por nuk duhet të harrojmë se pasioni antishqiptar për sllavizimin e territoreve arbërore është në fakt pasion i sëmurë dyshekullor i Perandorisë Ruse.

ll.

Sigurisht, na duhet të theksojmë se tensioni primar për të ndërhyrë në Shqipëri me çdo mjet destabilizues krijohet për efekt të bazave ushtarake amerikane në Shqipëri. Por ka dhe një farë alegorie në çështjen e bazës së Kuçovës, se këtu, deri në vitin 1961, ka qenë e instaluar një bazë ruso-sovjetike, kurse vetë Kuçova ka qenë quajtur Qyteti Stalin.

Gjithsesi situata në Shqipëri kërkon që të acarohet me ndihmën e politikës ruse. Por koha prej rreth 40 ditësh, qëkurse deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga Parlamenti, tregoi që këta e kanë krejt të pamundur destabilizimin e Shqipërisë. Dhe po ta shohësh me një sy analitik krahasues, konstaton se mënyra sesi kanë dashur të destabilizojnë Shqipërinë është identike me atë që është përdorur në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Ashtu sikurse po tentojnë sot në Tiranë, me dështim të përsëritur, që të hyjnë me hordhi në Parlamentin shqiptar kur ky është i mbledhur, po kështu vepruan edhe në Shkup, kur hordhitë e Gruevskit hynë në Parlament dhe u përleshën me deputetët dhe me kryetarin e Kuvendit, sepse donin që të ndalonin ngritjen e shqiptarëve në lartësinë e të drejtave të tyre si etni shtetformuese.

Por në Shqipëri kjo është pa dyshim një orvatje e dështuar, sepse sot korrupsioni i lartë shqiptar nuk ka më mbështetje popullore.

E gjithë kjo situatë në një koncept politik të aktualitetit, është në favor të Shqipërisë. Është në favor se, fakti që kundërshtari më i drejtpërdrejt i Perëndimit po tenton të destabilizojë Shqipërinë, kuptohet që e gjithë vëmendja amerikane është e përqëndruar sot te Shqipëria. Dhe kjo është pikërisht arsyeja që korrupsioni i lartë shqiptar nuk mund të ketë më jetë në Shqipëri, madje as edhe në Kosovë.

Për këtë, kryesore është pa diskutim Reforma në Drejtësi. Politika amerikane dhe politika gjermane këtë e kanë sot primare në marrëdhëniet me politikën e lartë shqiptare. Gjuha antikorrupsion dhe për Reformën në Drejtësi që po përdor politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian nuk i jep më mundësi të korruptuarve që të bllokojnë Reformën.

Dalja e deputetëve të opozitës antireformë jashtë Parlamentit, nga politika perëndimore, është parë si sukses për Reformën në Drejtësi dhe aspak si një krizë. Prandaj, për të gjitha ato që thamë, të larguarit nga Parlamenti nuk kanë më asnjë shpresë për të krijuar një atmosferë antireformë.

Mendoj se ky do të jetë edhe qëndrimi i Zëvendës/ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që vjen të hënën në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut