Shumë njerëz i kafshojnë buzët gjatë gjithë ditës, disa më butësisht, disa më intensivisht por ka dhe nga ata që i shkaktojnë vetes lëndime të dukshme.
Çfarë fshihet pas këtij zakoni dhe si mund ta ndalojmë atë?
Termi shkencor që e përshkruan këtë veprim është dermatofagia, që përkthehet si një sjellje e përsëritur në të cilën ne kafshojmë buzët me dhëmbë.
Sipas dermatologëve, pas këtij zakoni qëndron ankthi. Nëse kemi një përditshmëri stresuese, kafshimi i buzës kthehet si një mekanizëm që na ndihmon për ta përballuar.
Për shkak se dhëmbët tanë janë shumë më të fortë se lëkura e buzëve, ata mund të shkaktojnë dëmtime të thella të indeve.
Kështu ne mund të marrim plagë dhe lëkura jonë e lënduar nuk mund të mbrohet në mënyrë efektive nga bakteret, prandaj si pasojë mund të shkaktohen irritime dhe infeksione.
Përveç kësaj, nëse i kafshojmë vazhdimisht buzët, ekziston mundësia që struktura e lëkurës sonë të ndryshojë.
Pra, si ta ndalojmë këtë ves?
Fillimisht mjekët rekomandojnë që të gjejmë shkaqet. Nëse i kafshojmë buzët sa herë që ndihemi në ankth, atëherë duhet të flasim me psikologun.
Nëse i kafshojmë buzët sepse janë vazhdimisht të çara, atëherë duhet t'i mbrojmë çdo ditë duke aplikuar një zbutës.
Sa më të hidratuara të jenë buzët tona, aq më pak priremi t'i kafshojmë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Po performonte Stresi, të shtëna me armë në koncertin e mbajtur tek Parku Olimpik natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Në kërkim autori (EMRI)
2 Janar, 12:30
-
Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty
23 Dhjetor 2024, 14:34
-
Oriola Marashi flet për betejën me ankthin dhe pasiguritë: U bë tepër e rëndë! Duaje veten për atë që je
22 Dhjetor 2024, 17:04
-
I dha makinës në krah të kundërt duke parakaluar me shpejtësi, Rrugorja ndëshkon me gjobë 250 mijë lekë Stresin dhe i zbret 10 pikë nga patenta (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 16:03
-
VIDEO/ Djali i Sali Lushajt sfidon Policinë në mes të ditës, rrezikon jetën e dhjetëra personave
4 Dhjetor 2024, 12:37
-
Ushqimet kundër stresit, ç’duhet të hani për të përmirësuar humorin
2 Dhjetor 2024, 15:25
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor 2024, 08:46
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor 2024, 20:45
-
Çfarë i shkakton trurit tuaj përdorimi i telefonit në mëngjes
25 Nëntor 2024, 09:06
-
Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?
13 Nëntor 2024, 15:41
-
Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte! (VIDEO)
2 Nëntor 2024, 17:06
-
Stresi, ja cilat janë 10 gjërat që mund të bëni për ta luftuar
1 Nëntor 2024, 09:55