Shumë njerëz i kafshojnë buzët gjatë gjithë ditës, disa më butësisht, disa më intensivisht por ka dhe nga ata që i shkaktojnë vetes lëndime të dukshme.
Çfarë fshihet pas këtij zakoni dhe si mund ta ndalojmë atë?
Termi shkencor që e përshkruan këtë veprim është dermatofagia, që përkthehet si një sjellje e përsëritur në të cilën ne kafshojmë buzët me dhëmbë.
Sipas dermatologëve, pas këtij zakoni qëndron ankthi. Nëse kemi një përditshmëri stresuese, kafshimi i buzës kthehet si një mekanizëm që na ndihmon për ta përballuar.
Për shkak se dhëmbët tanë janë shumë më të fortë se lëkura e buzëve, ata mund të shkaktojnë dëmtime të thella të indeve.
Kështu ne mund të marrim plagë dhe lëkura jonë e lënduar nuk mund të mbrohet në mënyrë efektive nga bakteret, prandaj si pasojë mund të shkaktohen irritime dhe infeksione.
Përveç kësaj, nëse i kafshojmë vazhdimisht buzët, ekziston mundësia që struktura e lëkurës sonë të ndryshojë.
Pra, si ta ndalojmë këtë ves?
Fillimisht mjekët rekomandojnë që të gjejmë shkaqet. Nëse i kafshojmë buzët sa herë që ndihemi në ankth, atëherë duhet të flasim me psikologun.
Nëse i kafshojmë buzët sepse janë vazhdimisht të çara, atëherë duhet t'i mbrojmë çdo ditë duke aplikuar një zbutës.
Sa më të hidratuara të jenë buzët tona, aq më pak priremi t'i kafshojmë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.7%
-
Jo
19.6%
-
Nuk e di
56.7%
Vota total: 10687
Lajme të tjera
-
Pesë mënyra si të reduktoni stresin
14 Janar, 11:51
-
'Të paktën dy orë në javë në fshat', 10 efekte të shëndetshme nga kontakti me natyrën
12 Dhjetor 2023, 09:47
-
Pesë simptoma të zakonshme të tretjes që mund të lidhen me ankthin
24 Nëntor 2023, 12:08
-
Reperi Stresi, shokon me rrëfimin e tij: Zysha në klasën e parë më ka rrahur shumë, ishte një racizëm i madh ndaj meje
18 Nëntor 2023, 11:59
-
Stresi 'sulmon' publikisht Encën pas daljes nga burgu
20 Shtator 2023, 08:36
-
Stresi po ju ndikon në shëndetin e stomakut? Mësoni ç’duhet të bëni
15 Shtator 2023, 10:34
-
‘Nata më speciale’, Publikoi foto dhe u zbulua identiteti i saj, reagon Stresi: E kam shoqe, jam beqar
9 Shtator 2023, 09:20
-
Foto/ ‘Nata më speciale’, Stresi harron Keisin dhe nis lidhjen e re
8 Shtator 2023, 11:38
-
Nga gjumi i çrregullt, deri tek dieta e dobët! Ja disa arsye pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës
1 Shtator 2023, 10:57
-
'Askush nuk ikën pa i larë hesapet', kush e zhgënjeu Stresin?
21 Gusht 2023, 20:48
-
FOTO/ Historia e dashurisë me Keisin pjesë e së shkuarës! Stresi konfirmon lidhjen e re, ja çfarë zbuloi reperi
18 Korrik 2023, 12:49
-
Vuani nga ankthi, ja disa mënyra që ju ndihmojnë në lehtësimin e tij
12 Korrik 2023, 10:10