Pse femrat nuk kalojnë në orgazëm
gjatë seksit? 'Fajin' e kanë përmasat

Pse femrat nuk kalojnë në orgazëm<br />gjatë seksit? 'Fajin' e kanë përmasat
Pamundësia për të kaluar në orgazëm tek femrat është realitet, megjithëse arsyet kanë qenë gjithnjë pak të paqarta. Pse është laq e vështirë për disa femra (pjesën më të madhe të tyre) të kalojnë në orgazëm gjatë seksit?

Sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin e Indianës, gjithçka lidhet me ‘përmasat’, por jo me atë të penisit. Sipas Huffington Post, studiuesit dolën në përfundimin se përmasat dhe forma e vaginës, luajnë një rol kyç në mundësinë për të arritur kulmin e kënaqësisë gjatë seksit.

Femrat që e kanë klitorin të pozicionuar 2,5 cm larg rrugëve urinare ose më pak, mund të kalojnë në orgazëm nëpërmjet penetrimit. Tek ato femra që klitori ndodhet 3 cm ose më larg rrugëve urinare, arritja e orgazmës nëpërmjet penetrimit është praktikisht e pamundur. Elisabeth Lloyd, studiuese në Institutin Kërkimor të Seksit, Gjinisë dhe Riprodhimit në Universitetin e Indiana-s, tha se femrat duhet të masin vendndodhjen e klitorit të tyre, pasi kjo mund të ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre seksuale.

“Femrat mund t’i bëjnë këto matje vetë ose me nidhmën e partnerit, për t’i dhënë një shpjegim përvojës së tyre seksuale. Gjatë studimit tonë kemi mësuar se shumë femra nuk kalojnë në orgazëm vetëm me penetrim, kjo si pasojë e anatomisë së tyre.” Dr. Maureen Whelihan shtoi se 70-90% e femrave e kanë të pamundur të kalojnë në orgazëm vetëm nëpërmjet penetrimit, por kanë nevojë dhe për stimuj të tjerë.
orgazem
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe