Pse fiton Partia Socialiste

Pse fiton Partia Socialiste

Jemi në mesin e fushatës elektorale e, megjithë të panjohurat e mundshme deri në 25 Prill, ka disa të vërteta, që zor se do të ndryshojnë. Zaten, mbi to mbështetet vetë fushata, i japin asaj fizionominë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme. Unë jam e përfshirë në mënyrë të interesuar në fushatë, pa dyshim, por si socialiste e në traditën më të mirë të socialistëve jam e hapur në pikëpamjet e qëndrimet e mia.

Partia Socialiste vjen me përgjegjësinë e një barre të panjohur më parë në historinë e udhëheqjes politike e të ekzekutimit të pushtetit qeverisës. E shtrënguar të përmbushë funksione që normalisht do t’i përmbushte opozita, të përballojë fatkeqësi të rralla e me përmasa dramatike, si tërmeti e pandemia e, njëkohësisht, të arrijë të ruajë kursin e reformave, madje të synojë standarde të reja zhvillimi, Partia Socialiste vjen me një bilanc përgjegjësish dhe projektesh. Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht, ka modernizuar e qytetëruar dukjen, por më shumë e më thellë ka përpunuar strukturën e administrimit të shtetit, natyrën e shërbimeve, ka hedhur farën e normalitetit dhe ka pluguar, edhe me kosto, tokën djerrë të qeverisjeve të mëparshme. Kemi hyrë në një cikël sistemor në të cilin çdo element i strukturës shtetërore po autonomizohet e po kërkon të zhvillohet sipas natyrës së tij; shihni drejtësinë, shëndetësinë, arsimin, rendin e sigurinë, shërbimet në tërësi. Në një mënyrë ose tjetër është kryer një ndërhyrje, përmasat e së cilës do të kuptohen më vonë, qetësisht dhe pa mllefe. Është kryer një ndërhyrje me përfitime të pallogaritshme për të gjithë, që i mbështet e i nxit të gjithë. Hiq dembelët e çdo lloji!

PD ka pritur e pret. E humbi mundësinë e strukturimit të vet në opozitë, sepse e braktisi opozicionin. U mor me llafe dhe hoqi zvarrë mbështetësit e vet, ndërsa u përpoq të heqë zvarrë vendin. E ktheu përgjegjësinë kombëtare e shoqërore për të bërë politikë, në monedhë për të blerë privilegje pa djersë e pa meritë. Iu dha një mundësi e artë të rriste standardet dhe përfundoi në rrugë. Iu krijua hapësira për të shqiptuar alternativën dhe vetëm improvizoi, shpërdoroi kohë, njerëz e mundësi. Përballë një cikli shtetformues me gjithë kompleksitetin e tij, opozita e humbi perspektivën e u katandis në një miks militantësh e veprimtarësh konfuzë. Përballë janë një forcë punëtore, kokulur, e përgjegjshme dhe një lëvizje e pastrukturuar që mbledh ç’të mundet, me këmbët në një taban kulturor të paqartë dhe pa kokë. Kështu po projektohet fushata, nga njëra anë me seriozitetin dhe pjekurinë e socialistëve dhe, nga ana tjetër, me patosin e ngazëllimin e lëvizjes së demokratëve që po rizbulojnë të mirat e pluralizmit, demokracisë e të shtetit të të gjithëve.

Dhe, përtej e përmes fushatës së këtyre zgjedhjeve, qytetarët do zgjedhin duke besuar sërish Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, që ka të vetmin koalicion; me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 08/04/2021 05:54

    Ka prapavij politike sepse fatkeqesisht ky ven eshte mbushur me antishqiptare,por si gjithmon ne keto vitet e tranzicionit kan nxjerr krye. Por ky spaku qe gjoja ne mbajm mjaft shpres po na zhgenjen akoma pa filluar. Epo absurdi ne shqiperi eshte I pa fund!!!!!!!!!!!!!!!!!! Te maresh 4500 dollar e nderkoh populi jeton me 250 - 300 mij lek te vjetra kjo ska emer vecse se borgjezi ne lindje.

    Përgjigju
  • Dashi Havs: 07/04/2021 22:28

    Po kur mi jepje votat mia qe te te mbaja burin ne pun

    Përgjigju
  • Lorenc: 07/04/2021 21:55

    Ka 1000 aresye qe te fitoje PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë