Pse fshehu sukseset në muzikë
në "American Idol", rrëfehet Linda

Pse fshehu sukseset në muzikë<br />në
Kam punuar si skllave, deri në atë pikë që edhe muzikën e kam lënë për pak kohë sepse më duhet të punoja me trupin tim” ka thënë Linda Halimi e cila nuk e ka fshehur aspak që ka një karrierë të pasur artistike në trojet shqiptare.
 
Nëse kjo nuk është thënë në klipin e saj prezantues në “American Idol”, kjo jo sepse ajo ka dashur kështu, të paktën kështu e komenton.

Në të parën intervistë pas suksesit amerikan, në “Wake Up” “Top Channel”, Linda ka nënvizuar se ka treguar gjithçka për suksesin e saj shqiptar.
 
Kam dëgjuar fjalë se e kam fshehur karrierën e Shqipërisë dhe sukseset që kam pasur aty, por nuk është aspak kështu. Producentët e dinë mirë karrierën time artistike dhe sukseset e mia të mëparshme. Por në kohën e audicioneve, punoja si trajnere fitnesi, ashtu siç edhe jam prezantuar. Dhe për mënyrën se si prezantohen konkurrentët vendosin producentët”,- ka thënë ajo.
 
E pyetur se si nisi rrugëtimi i saj në “American Idol”, ku ajo bëri për vete edhe Jennifer Lopez, Linda ka nënvizuar:

Gjithçka nisi si një shaka. Kolegët e punës më thoshin herë pas here pse nuk shkon ta provosh. Nuk e prisja të shkonte kështu. Zgjodha “American Idol” sepse ky është sezoni i fundit që zhvillohet dhe normalisht shikueshmëria do të jetë shumë më e madhe. Vetëm të jesh aty, vetëm të dukesh, është me të vërtetë diçka e madhe. Deri në finale janë edhe 4-5 performanca të tjera, mirëpo nuk mund ta them deri në ç’fazë jemi. Krejt çfarë mund të them është që kam kaluar fazën e parë, atë që keni parë dhe ju, e tani po shpresoj që të dukem sa më mirë edhe në javën e Holliëood-it. Ky talent-shoë është si një akademi muzikore, në një nivel krejt tjetër me çfarë jam mësuar deri tani dhe unë po mësoj shumë”.

Linda ka tërhequr vëmendjen e amerikanëve jo vetëm për zërin brilant, por edhe për transformimin që ka bërë me trupin e saj. Ajo nuk i ka mohuar komplekset që ka pasur, duke treguar se në moshën e adoleshencës, fjalët e shumta për kilogramët e tepërt e kanë vrarë jo pak nga përbrenda.
 
Kam dëgjuar shumë fjalë asokohe, mirëpo tani jam bërë imune ndaj tyre. Nga ana tjetër, u jam mirënjohëse atyre që më kanë kritikuar sepse kanë bërë që të punoj më shumë dhe t’i përkushtohem shëndetit, trupit. Nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time. Kam mësuar që për të arritur diçka duhet të punosh shumë. Kam punuar si skllave, deri në atë pikë që edhe muzikën e kam lënë për pak kohë pas dore sepse më duhet të punoja me trupin tim”.     


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv