Pse gjykata e Kosovës vetë-fundosi sot Albin Kurtin?

Pse gjykata e Kosovës vetë-fundosi sot Albin Kurtin?

Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakoheshme.

Për të gjithë tifozat politik të partive në Tiranë apo Prishtinë po jap disa argumenta pse Vendimi Gjykatës Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë:

- sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarë që skanë njohuri juridike. Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje, dhe rezultati nëse do ishte sërish që asnjë parti nuk arrinte 51% do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje. sërish zgjedhje....... pa limit.

- sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat.

Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj.

- sepse vetë Albin Kurti 4 vjet më parë kur ishte lider i opozitës kishte deklaruar që zgjedhjet nuk janë garë me kuaj apo me tren. Nuk është partia e parë që krijon qeverinë por shumica e sovranit. Albin Kurti smund mbaj dy standarde. Ndryshe në opozitë dhe ndryshe në qeveri.

- sepse në çdo praktik ndërkombëtare qeveritë krijohen nga shumicat parlamentare dhe koalicionet, jo nga parti pakice me çerek votash që s’pranon bashkpunim me asnjë parti.

- sepse kushtetutat nuk ndryahojnë çdo 4 vjet sipas humorit të Vetvendosjes. Kur ajo është opozitë të mos jetë kryeministri nga partia e parë dhe kur ajo del e para nuk e lëshon karigen as me dhunë.

- sepse ky vakum parlamentar forcoj opinion ndërkombëtar që shqiptarët nuk krijojnë dot shtet.

Albini humbi plot 250 ditë: 100 ditë pazare me Isa Mustafën me nda tepsinë e pushtetit, plus 50 ditë duke qeveris me debate dhe ahkarkime prej Corona virusit, plus 100 ditë i shkarkuar.

- sepse Gjykata Kushtetuese nuk i ndokua as nga presioni qeveritar, as nga protestat, as nga ambasadat por dha një vendim ligjor dhe të pavarur.

- sepse Albin Kurti e provokoi vetë krizën duke akuzuar një ministër të LDK që shprehu shqetësim për krizën e Coronavirus

- sepse ethet e pushtetit të Vetvendosjes ishin më të forta se ethet e Covid 19, aq sa u bë shteti vetëm në Europë që nuk shpalli gjendje të jashzakonshme, nga frika se mos dobësohej pushteti i Albin Kurtit.

Për të gjitha këto arsye Vendimi gjykatës Kosovës do mbahet mend si çelsi që do ja msheli gojën dhe oreksin liderve shqiptar se Kosova mund qeveriaet vetëm edhe me pakicë votash.

Kosova nuk mund shkoj në zgjedhje sa herë partia e parë nuk kalon 51% sepse kjo mund të ndodh 30 herë rresht dhe për hir të një personi nuk do digjet një shtet.

E di mirë që disa injorant politik do thonë që krahu i luftës i ka bërë presion Gjykatës. Ndoshta do akuzojnë dhe Donald Trumpin për të dërguarin e tij në Kosovë, por në këtë debat, ata që akuzojnē Amerikën apo UÇK, në rastin më të mirë janë mosmirnjohës dhe në rastin më të keq janë spiunë të Beogradit.

Vindimi Gjykatës kushtetuese i vuri vulën vetvendosjes edhe për programin e saj.

Premtimet për bashkim kombëtar apo flamur kuqezi u harruan.

I vetmi ligj që ata miratuan në 250 ditë qeveri ishte martesa burrë me burrë duke legalizuar homoseksualizmin në Prishtinë.

Fatkeqsisht Vetvendosja kishte harruar ngjyrat e flamurit që premtoi.

Dje kaluan ylberin por jo kufirin me Shqipërinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nolt: 30/05/2020 15:26

    Super shkrim, shkurt, qarte, paster, shqip. Pa ujera qe bejne editorialistet per te mbush faqen. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic