Pse humbi opozita?

Pse humbi opozita?

Alibeaj, Meta dhe Berisha

1.Sepse jo vetëm nuk korrigjoi, por thelloi një padrejtësi qe regjimi komunist i beri shumicës së shqiptareve duke i shpronësuar. Madje, nëse Enver Hoxha e shtetëzoi token, “opozita” e ndau atë me ligjin 7051 duke e futur shoqërinë ne një konflikt permanent civil, juridik dhe politik. Ajo nuk kishte aspak nevoje ta bënte këtë, sepse ne vitet 1945-1990 regjimi komunist trefishoje fondin e tokës së punueshme. Kjo nëpërmjet punës së papaguar te aksionisteve, te burgosurve dhe internuarve, te cilët i detyroi te thanin kënetat, te punonin brezaret dhe te hapnin toka te reja. Prandaj rikthimi i sasisë se shtetëzuar pronareve legjitime, nuk kishte asnje pengese. Ne 1991 toke kishte dhe për ata qe nuk kishin pasur para 1944.

Por kjo nuk u be për arsye politike.

“Katovica” shqiptare kishte si qëllim të ruante bazën social-ekonomike te komunizmit dhe te pengonte krijimin e një shtrese, qe para 1944 përbente pjesën me vitale të shoqërisë, politikes dhe ekonomisë. Nga kjo shtrese kishte premisa qe te lindte (ose rilindte) e djathta e vërtete shqiptare. Kështu, me një ligj antikombëtar fondi i tokës së punueshme iu shpërnda ne mënyre kaotike fshatarit, duke nëpërkëmbur pronaret legjitime.

2.Për të disatën here “opozita” shpërdoroi besimin e shqiptareve në emër të interesave personale, okulte dhe familjare. Ajo pengoi qarkullimin e elitave, afrimin e intelektualeve, profesionisteve dhe njerëzve të ndershëm, të cilët me besimin tek Zoti, Atdheu dhe vlerat e traditat me te mira kombëtarë do të jepnin kontributin e tyre për ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

3.”Opozita” nuk kishte asnjë kauz, ideal dhe parim për të cilin luftoi. Përkundrazi, u tregua selektive ne funksion te interesave okulte dhe lidhjeve qe kishte me oligarket e rradhes. Shkurt, një grup njerëzish pa bosht, pa shtylle kurrizore, pa ide, pa program, pa frymë. Vetëm luftë për kapjen e “çelësave” të “opozitës”. Atëherë 65-70% e shqiptareve refuzuan te behen pjese e farsës. Votoi administrata dhe familjaret e tyre. Dhe mire bene. Kështu, në thelb nuk ka as “humbës” e as “fitues”.

4.Djegia e mandateve, mos hyrja ne zgjedhjet lokale dhe lufta imagjinare me mullinjtë e erës (SHBA dhe Britaninë) është një tjetër krim për të cilin ishte e dënuar te humbte “opozita”.

PS ka detyrimin politik dhe moral ta nxjerre vendin nga bataku i korrupsionit, prapambetja ekonomike, krimi dhe padrejtësitë. Nëse e bën dot, le ta beje. Ndërkohë kush është kundra le te filloi punën për të ardhur ne pushtet kur te jete kismet.

Rendësi ka Shqipëria, partitë ikin e vijnë…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)