Pse i harruam gratë në pandemi?

Pse i harruam gratë në pandemi?

Foto ilustruese

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty International. Ne e kemi injoruar gjendjen e tyre të vështirë, thotë Manuela Kasper-Claridge.

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë veçanërisht të rëndë gjatë pandemisë. Gratë janë më të prekura nga papunësia, kanë qasje më të dobët në kujdesin shëndetësor dhe shumë shpesh ato nuk marrin ndonjë mbështetje ekonomike ose sociale.

Pandemia e ka shtuar masivisht pabarazinë gjinore. Ky është përfundimi dëshpërues i raportit vjetor prej 408 faqesh të Amnesty International. Ky raport i duhet dërguar çdo politikani, sepse situata është dramatike për shumë gra.

Ato kanë nevojë për mbështetje të posaçme, por në shumë vende ajo vështirë se merret parasysh në situatën e tyre të veçantë. Në Indi gratë kanë humbur vendet e punës në mënyrë disproporcionale gjatë valës së parë të pandemisë. Vetëm në mars dhe prill 2020, mbi 15 milion indiane mbetën papritmas pa punë. Një pamje e ngjashme shfaqet në Amerikën Latine.

Rrezik i shtuar për humbjen e vendit të punës

Rreziku që gratë të humbasin punën u rrit gjatë pandemisë me 44 përqind. Është marramendëse se me sa indiferencë pranohet kjo. Çuditërisht shpesh harrohet që 70 përqind e infermiereve në të gjithë botën janë gra. Ato përmbajnë një rrezik më të lartë të infeksionit dhe janë veçanërisht në rrezik të infektimit me COVID-19.

Kemi nevojë për masa që mbrojnë gratë, veçanërisht në pandemi. Proaktive dhe jo reaktive - përndryshe shpesh është tepër vonë. Ne kemi nevojë për udhëheqje. Politikat e guximshme që njohin situatën e grave, promovojnë gratë dhe nuk i margjinalizojnë ato.

Por të tilla shihen shumë pak. Në vend të tyre fokusi është vetëm në luftën afatshkurtër të politikave shëndetësore kundër pandemisë dhe nuk vihet re se ku tjetër situata po përkeqësohet.

Le të marrim për shembull faktin se strehimoret urgjente dhe pikat e tjera të kontaktit për gratë janë mbyllur prej më shumë se një viti në shumë vende dhe ndoshta do të qëndrojnë kështu. Kjo do të thotë se për shumë gra nuk ka shpëtim nga dhuna në familje. Për një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash në Afrikën e Jugut, katër muret e shtëpisë janë bërë po aq të rrezikshëm dhe kërcënues sa virusi jashtë, nëse jo më kërcënuese.

Rrezik më i lartë prej dhunës

Dhuna ndaj grave është rritur në mënyrë dramatike jo vetëm në Afrikën e Jugut por në të gjithë botën. Në Meksikë autoritetet regjistruan 969 vrasje grash. Qoftë në Brazili, Republikën Dominikane apo Paraguai: gratë nuk ndihen të sigurta në Amerikën Latine.

As në Evropë. Në Spanjë - gjithashtu një vend veçanërisht i goditur rëndë nga pandemia - u vranë nga partnerët e tyre 19 gra brenda një vere. Ato që kanë nevojë për mbrojtje nuk mund të mbrohen në mënyrë adekuate gjatë pandemisë. Dhe në disa vende dhuna ndaj grave konsiderohet jo si problem madhor, ose madje dhe mbështetet - ky është rezultati tronditës.

Një bilanc që duhet të na zgjojë. Tani duhet vepruar. Mbroni gratë. Për shkak se krizat nuk janë neutrale sa i përket gjinisë. As pandemia e koronës. Gratë kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet, pa frikë, në çdo kohë, kudo. Kjo është e drejta tyre dhe e drejta jonë njerëzore./ Deutsche Welle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja