Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me parà

Pse i korruptuari nuk nginjet kurrë me parà

Foto ilustruese

Duhen disa shtëpi dhe mirëqenie. Duhen shtëpi dhe mirëqenie për djemtë e vajzat. Pastaj kanë ardhur niperit dhe mbesat. Ose do te vijne. Edhe ata duan disa shtepia dhe disa vetura. Se poqese nuk janë të kënaqur niperit dhe mbesat nuk jane te kenaqur kalamajte, pra edhe prindërit. 

Te gjithë keta supozohet se do te jetojne nga 100 vjet sepse pse te ndahesh nga kjo jete prej pashai? Duhen parë edhe krushqit sepse dhendurët dhe nuset kane edhe ata prinder. Pastaj duhen parà për t'u ruajtur sepse një ditë pa pushtet duhen disa bodiguarda. 

Por, duhet menduar se mund te duhet me ik nga ky vend dhe të gjitha investimet materiale e financiare duhen bërë edhe në një ose dy vende të tjera. Po duhen blerë votat që të jetë pushteti. Por, paratë e fshehta duhen vendosur në sëpaku katër banka të ndryshme që të jenë thesare për cdo rast. Me shuma pothuajse të njejta. 

Por, duhen paguar edhe ata që merren me transaksione të fshehta. E pastaj një pjesë e parave duhet investuar duke ja u kaluar paratë njerzve kukulla. Por, kukullat për cdo të papritur duhen shumëfishuar. Se ndonjë mund të dali jashtë dore. Po duhen paguar gazetarë, gjyqtarë, dëshmitarë, ku dreqin dihet. 
Edhe ndonjë kanal televiziv, ndonjë universitet, apo ndonjë gazetë.

Duhen parà, shumë parà, pa fund parà!

Ja përse nuk ngopet. 

Sepse njeriu i zakonshëm habitet ngaqë e mat me kutin e tij nevojën për parà. Plotësoj nevojat e jetesës dhe kaq.

E jo or mik, jo.

I korruptuari nuk nginjet, nuk rresht, nuk thotë mjaft, nuk mund të thotë dot mjaft, ose do të vazhdojë, ose do ja marrin të gjitha. Duhet të paguajë atëhere edhe për të përballuar vetminë, çprangosjen, gjithçka që mund të vijë. Ja si shpjegohet pyetja naive për dikë a disa : Po si nuk u ngopen xhanën?

Eshtë njësoj si të pyesësh me budallallik për një fabrikant këpucësh: Po ky përse prodhon kaq shumë këpucë, miliona, çfarë i do pasi ka prodhuar për gjithë familjen nga dyqind palë për secilin, për tre breza rresht?

Ah naiv a naiv!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 08/06/2018 21:57

    Karakteristika e shqiptarit po nuk vodhi nuk fle gjumë rehat .20% e shqiptarëve kryesishtë politikanët ,gjyqëtarët,prokurorët,noterët,administrata,bisnesmenët fallso se drogën kanë pas si lëndë të parë,media që vetëm për vrasjet,sportet dhe aksidentet shkruan të vërtetën se lajmet e tjera janë fake news me pagës nga 100 mijë euro e lartë të gjitha këta kanë 27 vjet që e zhvatën shqipërinë dhe akoma nuk janë ngopur.llumi i shoqërisë shqiptare.burg për jetë duan këta kriminelë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit