Pse janë tërbuar Berishët, për dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika?

Pse janë tërbuar Berishët, për dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika?

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika, çuditërisht ka trishtuar jo vetëm socialistët, por mbi të gjitha demokratët. Madje, po të shohësh rrjetet sociale, tek njerëzit pranë PD dhe Sali Berishës, duket një lloj revolte, pse Ruçi u tërhoq nga politika.

Ata që e kanë sulmuar gjatë gjithë këtyre viteve, tani janë “mërzitur” pse ai po largohet.

Por, pse ndodh kjo? Arsyeja është e qartë. Ndërsa Gramoz Ruçi vendos të largohet nga politika, Sali Berisha, i “ngjashmi” i tij në politikë për nga vjetërsia, ka vendosur të bëjë të kundërtën.

Ai thotë se jo vetëm do të rikthehet në politikë, por edhe mund të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Kjo, për shkak të bejetës që i ka shpallur SHBA-së, për shkak të shpalljes non grata familjarisht të tij, por mbi të gjitha për shkak të frikës që ka për fatin e fëmijëve të tij.

Ndaj iu duhet Ruçi aktiv në politikë, madje heqin edhe paralele, duke thënë se Gramoz Ruçin e largoi Rama nga politika, pasi është në listën e të padëshiruarve nga SHBA.

“Me doreheqjen ne 80 vjetorin e ish- Partise Komuniste te Gramoz Rucit, nje gje kuptohet lehte. Rama e ka listen e atyre qe do shpallen te padeshiruar ne SHBA nga mesi i korrikut”, shkruan gazetari i familjes Berisha. Normalisht që Berisha kërkojnë sa më shumë politikanë të tjerë të shpallur “non grata” nga SHBA, për të thënë se nuk është vetëm ai i korruptuar.

Por, ndryshe nga ai, edhe nëse do e marrim të vërtetë aludimin e gazetarit të familjes Berisha, Gramoz Ruçi me largimin nga politika, tregon se nuk është peng i askujt dhe nuk i duhet mandati i deputetit për t’u mbrojtur.

Ndryshe nga Berisha, që është peng i korrupsionit të fëmijëve të tij dhe për t’u mbrojtur, është duke u kapur pas Partisë Demokratike, me shpresë se kjo e fundit do ta ndihmojë.Vetëm se, rrezikon të fundosë edhe këtë të fundit, në gropën që i ka hapur ndër vite vetes dhe fëmijëve./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë